Luljeta Bozo: Duhet një platformë arkitektonike si do organizohet në të ardhmen ndërtimi në vendin tonë

Luljeta Bozo: Duhet një platformë arkitektonike si do organizohet në të ardhmen ndërtimet në Shqipëri

Inxhinierja e ndërtimit prof. Luljeta Bozo, e njohur nga të gjithë qytetarët këto ditë përmes televizionit me këshillat dhe sigurinë që dha për ndërtimet në vendin tonë në kushtet e pas-tërmetit, u prit sot në një takim të veçantë nga kryeministri Edi Rama në zyrën e tij. Nisur nga profesionalizmi i treguar, edhe pse puna e saj ishte e njohur, kryeministri shqiptar i kërkoi prof. Bozos ndihmë për Paketën e Standardeve të Riparimeve. Ajo u tregua e gatshme të merrte përsipër këtë detyrë dhe e vuri theksin në dy-tri këshilla të saj, jo vetëm se si mund të kalohet kjo situatë, por edhe për të ardhmen. “Patjetër! Të thuash që është e pabanueshme, duhet të sqarohet që është përkohësisht. Në këto ekipe që shkojnë angazhoni inxhinierë me përvojë, se ka shumë të tillë. Duhet të jenë patjetër në ekipet e vlerësimit. Duhet një platformë si do organizohet në të ardhmen ndërtimi në vendin tonë. Si mendojmë ne për të ardhmen, si të rregullojmë dhe organizojmë ndërtimin. Kemi pasur disa probleme që janë shkelur, që nga planifikimi kuturor, por ai që siguron jetën e njeriut është inxhinieri”, – tha Bozo.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …