leoni

Prokurori i ri i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela u prezantua sot si drejtuesi i ri i organit të akuzës

Prokurori i ri i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela u prezantua sot si drejtuesi i ri i organit të akuzës

Prokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela u prezantua sot si drejtuesi i ri i i organit të akuzës. Ishte ish-kryeprokurorja, Arta Marku, e cila i dorëzoi  detyrën kryeprokurorit të ri Olsian Çela, që u votua dje nga parlamenti me 101 vota për të drejtuar organin e akuzës për 7 vitet e ardhshme.Marku tha se ndihet e vlerësuar që drejtoi Prokurorinë duke bërë falënderimet e rastit, ndërkohë që uroi Çelën për detyrën dhe u shpreh e lumtur që ia pason një shoku të saj të klasës.“Ndihem e vlerësuar që drejtova Prokurorinë. Ishin dy vite të vështira për çdo magjistrat. Një falënderim të veçantë për mediat. Roli juaj i pazëvendësueshëm dhe na bën më të përgjegjeshmë për detyrën tonë. Urime prokurorit të ri. Shumë e lumtur që detyrën ia pasoj një shoku tim të klasës”, deklaroi Marku. Kryeprokurori Çela falënderoi Arta Markun për punën e saj, duke theksuar se ajo punoi në një fazë të vështirë tranzicioni.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …