Dr. Rexhep Qosja

Rexhep Qosja: Kundërshtarët e shkëmbimit të territorit po ia dhurojnë Serbisë edhe Luginën edhe Veriun

Debati i kohëve të fundit për një korrigjim të mundshëm kufijve me Serbinë, eventualisht për një shkëmbim territori mes dy vendeve, ka sjellë qëndrime të ndryshme nga politikanë e nga shoqëria civile, dhe jo vetëm këto. Akademik,  Rexhep Qosja, është ndër të parët që ka propozuar shkëmbim territori me Serbinë. Në një përgjigje për Koha.net, ka thënë se kjo çështje nxiti shumë paraqitje individuale e partiake në Kosovë, por edhe në Shqipëri.“Koncept kryesor i këtyre diskutimeve u bë togfjalëshi ‘Ndarja e Kosovës’. Prej diskutimeve rreth këtyre koncepteve, nocioneve e togfjalëshave shihet se disa prej autorëve nuk i kuptojnë, kurse disa të tjerë i keqkuptojnë edhe qëllimisht. Mund të them se ata që kanë përdorur konceptin e shkëmbimit të territoreve dhe ata që kanë përdorur konceptin e korrigjimit të kufirit mes Kosovës e Serbisë nuk kanë menduar në asnjë mënyrë, dhe kurrë, për ndarje të Kosovës. Shkëmbimi i territoreve dhe korrigjimi i kufirit nënkuptojnë lëvizje, në të vërtetë ndryshim të kufijve në skaje të Kosovës, në skajin verior të Kosovës”, thotë Qosja. Shkëmbimi i territoreve dhe korrigjimi i kufirit nënkuptojnë ndryshim vetëm të kufirit të skajshëm verior të Kosovës e jo Ndarje të Kosovës”, thekson akademik, Rexhep  Qosja.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …