Sindikata e Arsimit, e Shëndetësisë dhe e Policisë së Kosovës kërkojnë të takohen urgjentisht me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës. Ky takim është kërkuar një ditë pas dërgimit të Ligjit për Paga nga Avokati i Popullit në Gjykatë Kushtetuese. “Ky takim kërkohet me qëllim të informimit nga ana e tri sindikatave për pasojat e mundshme në rast të mos implementimit të Ligjit të Pagave. Takimi duhet të mbahet më së largu deri të martën”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tri sindikatave nënshkruar nga kryetarët Rrahman Jasharaj nga SBASHK, Blerim Syla nga FSHK dhe Shaban Tasholli nga Sindikata e Policisë. Këto tri sindikata kanë kërkuar takim me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, kryetarët e partive politike Albin Kurti, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …