leoni

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi takon ambasadorin Fran Wisner dhe baroneshën Catherine Ashton

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi takon ambasadorin Fran Wisner dhe baroneshën Catherine Ashton

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Berlin është takuar me ish të dërguarin e SHBA-ve në bisedimet Kosovë-Serbi Fran Wisner dhe me ish përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton. Ai për këto takime ka njoftuar nëpërmjet rrjetit social ku ka vlerësuar kontributin e  tyre për Kosovën. “Gjithmonë kënaqësi takimet me ambasadorin Frank Wisner, ish i dërguar i posaçëm i Amerikës në bisedimet e vitit 2005-2006, si dhe me ish-përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton, e cila lehtësoi arritjen e marrëveshjes së vitit 2013. Të dyja proceset ishin të rëndësishme për jetësimin e aspiratës për pavarësi dhe për konsolidim të shtetësisë sonë. Kosova gjithmonë ka përfituar nga urtësia dhe pozicionimi i qartë përkrah aleatëve strategjikë. Gjithmonë mirënjohës për rolin e tyre”, ka shkruar ai,

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …