leoni

Përfundimin e këtij viti komuna e Deçanit, e përmbyll më një gjendje të sigurisë të qetë pa raste për tu veçuar

Në Komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e katërt e KKSB-së për vitin 2019 (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi). Të pranishëm ishin anëtarët e KKSB-së, përfaqësues nga OSBE, dhe KFOR-i. Fillimisht Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, njëherit  edhe kryesues i këtij këshilli hapi mbledhjen duke i përshëndetur të pranishmit, pastaj hodhi në votim rendin e punës, me ç’rast edhe u aprovua. Për këtë takim është propozuar ky rend pune:

  1. Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit

  2. Gjendja e fundit e familjeve te ardhura nga zonat e goditur nga tërmeti në Shqipëri dhe vendosja në komunën e Deçanit

  3. Inspektimi dhe kontrollimi i furrave të bukës, marketeve dhe mishtoreve në komunën e Deçanit (për të verifikuar afatet dhe skadencën)

  4. Të ndryshme.

Duke e vlerësuar se çështja e sigurisë është e kënaqshme në komunën e Deçanit, kryetari Ramosaj tha se shembulli më i mirë i menaxhimit të situatave në rate të krizave ishte FSK-ja dhe policia më të cilën duhet të mburremi, ndërsa jam jashtëzakonisht i kënaqur me vendasit e mi ku me datë 27.11.2019, brenda një ditë ne kemi arrite që të grumbullojmë mbi 20 mije 580 €, ndihmë familjeve në Shqipëri të prekura nga tërmeti, ndërsa në ditën e dytë kemi grumbulluar 5000 € për familjen Abazi në Gjilan, si dhe 7 kamion më ndihma gjana ushqimore dhe veshmbathje janë dërguar nga shtabi emergjent i krijuar në Deçan për në Shqipëri, ato kanë qen direkt ndihma nga bizneset dhe qytetarët e komunës së Deçanit, për çka u jam shumë mirënjohës. Ndërsa në komunën e Deçanit janë strehuar mbi 20 familje të cilat tashmë janë duke pritur që të kthehen prapa në Shqipëri pas kalimit të krizës. Sa i përket vjedhjes së pyjeve e cila ka qen shqetësim kohëve të fundit, ky shqetësim dukshëm ka rënie duke shtuar se policia ne bashkëpunim me rojat e pyjeve ka arritur të reduktoi dukshëm prerjen ilegale të pyjeve për ç’ka u jam shumë mirënjohës. Sa i përket menaxhimit të mbeturinave në bashkëpunim me Ndërmarrjen Komunale ,,Higjena’’ jemi në rrugë të mbarë drejt krijimit të një ,,Deçanit Ekologjik’’, ku tashmë kemi arritë të shtrim rrjetin e grumbullimit të mbeturinave 100 ℅ në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit. Edhe komandanti i Stacionit Policorë në Deçan Kapiten Faik Jahmurataj, vlerësoi se gjendja e sigurisë është e qet rastet e vjedhjeve kanë rënë dukshëm ku nga konfiskimi i masës drusore dhe mjeteve të rënda transportuese, vlera e tyre kapë shifrën 150 mijë euro €. Kërkoi nga ana e DKA-ja që të rritet bashkëpunimi mes drejtorëve të shkollave, policisë dhe kujdestarëve të klasave, duke e ditur se mbi 1000 nxënës frekuentojnë në tri orare rrugët kryesore të qytetit në mënyrë që të shmangin ndonjë incidenti. Po ashtu edhe Drejtori i Inspeksionit Halil Tolaj, tha se jemi të koordinuar me policinë që të vazhdojmë me aksione të përbashkëta sa i përket inspektimit të furrave të bukës, mishtorëve, marketeve etj, për të verifikuar kushtet higjeno -sanitare dhe afatet e skadencës së mallrave. Nga ky takim u rekomandua se jemi në prag të ndërrimit të moteve dhe kërkojmë vetëdijesim të qytetarëve që të mos përdorin mjete piro-teknike më qëllim që ta ruajmë qetësin tek qytetarët njëkohësisht të shmangemi nga incidentet nga përdorimi i tyre. Ligjërisht këto mjete lejohet të përdoren vetëm ne natën e ndërrimit të moteve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …