Ministria e Drejtësisë organizon kampanjën informuese me temën "Ndikimi i një Kodi Civil modern në rendin ligjor në Kosovë"

Në Prishtinë u mbajt konferenca “Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019”

Organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në Prishtinë u mbajt konferenca “Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019”. Në këtë konferencë u tha se sistemi gjyqësor në Kosovë vazhdon të përballet me probleme të shumta dhe vështirësi kryesore edhe gjatë këtij viti ka qenë lufta kundër korrupsionit. Për luftimin e kësaj dukurie negative për shoqërinë rezultatet e deritanishme nuk janë të kënaqshme, kështu që duhet kërkuar rezultate konkrete. Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci tha se gjyqësori si pushtet i veçantë duhet të jetë roje e demokracisë, sundimit të së drejtës dhe drejtave të njeriut dhe se vetëm gjyqësori i pavarur mund të mbrojë vlerat demokratike kundër interesave politike. Ai theksoi më tutje se gjyqtarët duhet të jenë të gatshëm dhe të përgatitur që në punën e tyre të udhëhiqen vetëm nga ligji dhe arsyeja e shëndosh dhe t’u bëjnë ballë presioneve e të mos bien në ndikimet e askujt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …