Rama - Vuçiqit: Ndaloni të vetëdeklaroheni për një luftë të ndyrë që keni bërë në Kosovë e që është e mirëdokumentuar

Rama – Vuçiqit: Ndaloni të vetëdeklaroheni për luftën e ndyrë që keni bërë në Kosovë e që është e mirëdokumentuar

Përmes rrjetit social “Twitter”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili u shpreh se masakra e Reçakut është e fabrikuar. “Ndaloni të vetëdeklaroheni për një luftë të ndyrë që e bëri një regjim i vjetër i përgjakshëm në Beograd! Lëvizni përpara! Lëreni pas të shkuarën dhe le të bëjmë atë që duhet: Ndërtoni paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë dhe filloni ta bëni rajonin tonë një model! Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të mirëdokumentuar! Pse është kaq e vështirë për të kuptuar që për aq kohë sa Serbia do të jetojë në mohimin e realitetit të qartë kristal të Kosovës, fantazmat e së kaluarës do të vazhdojnë të minojnë rrugën e Serbisë drejt të ardhmes!”, shkruan Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …