Kryeministri në detyrë dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja që t’i formojnë institucionet e dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. Këtë kërkesë, Haradinaj e ka bërë pas deklaratës se liderit të Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i cili ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në për bashkëqeverisje atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje. Haradinaj ka thënë se në këtë fazë nëpër të cilën është duke kaluar Kosova nuk është mirë të flitet për zgjedhje.
