Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë me dije se prej vitesh është dashur që Serbia të dënohej për gjenocidin e kryer në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci. Ai ka thënë se përgjegjëse për mosdënimin e këtij gjenocidi është politika e vendeve euroatlantike. Sipas Krasniqit, mosdënimi e ka trimëruar kryetarin, por edhe zyrtarët serbë, të cilët duke i mohuar masakrat, po tregojnë se nuk kanë hequr dorë nga politika gjenocidale. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka bërë me dije se dialogu Kosovë – Serbi mund të rinisë, por me këtë mentalitet të politikës serbe ky proces nuk mund të sjellë ndonjë rezultat pozitiv.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …