Hungaria ka ndërmend të rrisë praninë e saj ushtarake në Kosovë me 100 trupa shtesë, në mënyrë që të ketë gati 500 trupa në KFOR. Rritja e numrit të trupave në misionin ndërkombëtar ushtarak në Kosovë u njoftua kohët e fundit nga ministri i Jashtëm Hungarez Peter Szijjártó. Ai në një prononcim për mediat hungareze në margjinat e samitit të NATO-s në Londër, i cili shënoi 70-vjetorin e Aleancës, tha se Hungaria do të vendosë edhe 80 trupa të tjera në Afganistan për të “luftuar përhapjen e ideologjive ekstremiste dhe dhunës në rajon”. Szijjártó e quajti NATO-n aleancën më të suksesshme të mbrojtjes në botë dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së saj, veçanërisht tani kur terroristët po paraqesin sfida të reja duke adoptuar teknologji të reja. Ai gjithashtu vuri në dukje se imigrimi i paligjshëm, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, është përsëri në rritje.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …