Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Josip Buleviq u prit me ceremoni ushtarake në Ministrinë e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Josip Buleviq u prit me ceremoni ushtarake në Ministrinë e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Josip Buleviq u prit me ceremoni ushtarake në Ministrinë e  Forcës së  Sigurisë së Kosovës. Ministri kroat ka deklaruar me këtë rast se kjo është vizitë e tij e parë jashtë shtetit dhe tregon për rëndësinë që ka FSK-ja  për Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë. Pas takimit me ministrin e FSK-së, Haki Demolli, ministri Buleviq  tha se Kroacia do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në të gjitha proceset dhe në integrimin e saj euroatlantik. Ndërsa tha se do të punojnë që raportet miqësore që kanë me Kosovën, t’i sjellin në nivel vëllazëror. “Prej se jam vënë në detyrë të ministrit të Mbrojtjes, kjo është vizita ime e parë në një vend tjetër. Dhe kjo tregon shumë se çfarë rëndësie ka Ministria e FSK-së për Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë. Ambicia jonë është që edhe më tutje t’i fuqizojmë raportet tona. Do të japim përkrahjen sa më të madhe në të gjitha proceset dhe në integrimin euroatlantik. Së bashku ne të promovojmë idenë e demokracisë, stabilitetit dhe paqes. Do të ofrojmë përkrahjen tonë për Kosovën, në të gjitha përpjekjet ndërkombëtare. Do të vazhdojmë me bashkëpunimin tonë në shkollimin e personelit tuaj. Dhe me të vërtetë do të punojmë që raportet tona miqësore që i kemi t’i sjellim në nivel vëllazëror”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …