Ata qe bene krim kunder njerezimit ashtu si para 21 viteve edhe tani po e nençmojne dhe ofendojne ndergjegjen e njerzimit!
Te verteten e masakres se Reçakut te kryer nga kriminelet serb me 15 janar 1999 e pa nga afer dhe e kualifikoi drejt Ambasadori William Walker.
Ate qe e pane dhjetra vezhgues nderkombetar ne vendin e krimit, ate qe e pane dhjetra mediume me renome boterore, ate qe e pane dhjetra gazetare, ate qe e pane qindra familjare e mijera banore lokal dhe ate qe e pane miliona njerez nga incizimet e mediumeve nderkombetare… ate te vertete e pa dhe e kualifikoi nga pozita e te parit te OSBE-se ate kohe ne Kosove Ambasadori William Walker. Pra krim kunder njerezimit dhe pike!
Me autorizimin e Bashkimit Evropian nen drejtimin e Helena Rantes kryesuese, ekipi mjekoligjor finlandez ne autopsine qe zgjati me shume se tri jave zyrtarisht e konfirmoi krimin qe ambasadori Walker e kishte kualifikuar me 16 janar ne konferencen e shtypit mbajtur ne oret e mbremjes ne Prishtine.
Ambasadorit Walker populli i Kosoves i ka thene me dhjetra e qindra here faleminderit dhe po i them edhe sot: Te faleminderit Ambasador William Walker dhe te gjithe atyre qe te keshilluan per te marre vendimin per te ardhe ne vendin e krimit ne Reçak dhe ndriçuam te verteten e masakres se Reçakut me te gjitha permasat e krimit ashtu si e kane kryer kriminelet dhe faleminderit qe iu pergjigje fteses tone dhe ishe pjesemarres ne ceremonine mortore me 11 shkurt 1999.
Sot mund te mbetem me borxh po te mos i falenderoja vezhguesit nderkombetar (oficeret nderlidhes) ne terren dhe perkthyesin ne ditet 15 dhe 16 janar 1999 te cilet kerkesen time insistuese se ne vendin e krimit duhet te vije shefi i Misionit te OSBE-se e percollen me pergjegjesi dhe ndergjegje te larte profesionale e njerezore dhe besoj se ishte kerkesa dhe vendimi me i drejte per ate kohe ne baze te zhvillimeve dhe kualifikimeve qe po i shohim edhe pas 21 viteve.
Aleksandrit (Vuqiqit) ashtu si dhe parardhesve te tij dhe filizave te tij ju dhemb e verteta, ju dhemb liria e Kosoves, ju dhemb shteti I Republikes se Kosoves, ju dhemb vlera Europerendimore e Kosoves, por, e verteta eshte kjo dhe tjeter nuk behet…
Ambasadori William Walker eshte gjalle! Une jam gjalle! Shume prej familjareve dhe njerezve deshmitare te ngjarjeve te asaj kohe jane gjalle!
Prandaj, kudo dhe kurdo Aleksander une jam gati… sikur dhe te tjeret qe te ballafaqohemi e te te turperojme para botes (nese ka mbete turp tek ju), ty dhe ata qe masakren e Reçakut e quajne trillim, ty dhe ata qe neve na quajne terrorist qe e paskemi manipuluar Ambasadorin Walker, ty dhe ata qe Wokerin e quajne rrenc, fabrikues e mashtrues te botes demokratike dhe qe nderhyrjen nderkombetare ne Kosove e quani nderhyrje te padrejte ndaj Serbise!
Kryesit e krimit nuk jane vene para drejtesise. Masakra e Reçakut dhe krimet e tjara ne Kosove para dhe pas asaj te Reçakut jane kryer nga institucionet e shtetit te Serbise, dhe denimi me meritor do te vinte atehere kur denohet i gjithe zinxhiri komandues dhe vendimmarres perfshire ekzekutuesit fizik te krimit ngjashem me Gjykaten e Nurembergut per krimet e nazizmit.
Bashkesia nderkombetare dhe drejtesia nderkombetare te jete me vemendje te mprehte perballe Serbise e cila me mentalitet dhe histori ka ngelur ne vitet e luftes 1998-99, pra aty ku ishte para 21 viteve perderisa aktualisht ne skenen nderkombetare ne raport me Kosoven luan rolin e viktimes!
21 vjetori i perkujtimit te masakres se Reçakut po afrohet. Me 15 Janar 2020 ejani ne Reçak te gjithe si gjithehere! Po te me pyesni mua do te beja ftese per te gjithe ambasadoret e shteteve ne Republiken e Kosoves, per te gjithe kryeministrat dhe presidentet e rajonit, e pse jo edhe presidentit te Serbise Aleksander Vuqiq qe te perkulen para varreve te te masakruarve ne Reçak.
Ketu do te ishte nje mundesi te pakten humane qe Vuqiqi ne emer te popullit te Serbise dhe shtetit te tij ta njoh te verteten dhe te kerkoje falje per masakren e Reçakut dhe per krimet e kryera gjate luftes ne Kosove.
Drejtesia le ta beje punen e vet!
Kete reagim po e bej ne cilesine e ish Eprorit per Moral dhe Politike nga Komanda e Zones Operative te Nerodimes (ZON) dhe nga roli e pergjegjesia e te ngarkuarit per komunikim dhe relacione me verifikuesit nderkombetar (1998-99).
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra
Një përshkrim i asaj çfarë ka në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …