Ish-komandanti për Moral dhe Politikë i Zonës Operative të Nerodimes, Fehmi Mujtota ka reaguar pas mohimit të masakrës se Reçakut nga kryetari serb Vuçiq. Ai thotë së ata që e bënë krimin kundër njerëzimit para 21 viteve sot po e nënçmojnë dhe ofendojnë ndërgjegjen e njerëzimit! Por masakra e Reçakut e kryer nga shteti serb me 15 janar 1999 është parë nga afër dhe kualifikuar drejt nga ambasadori William Walker, të cilin Mujota thotë se i është falënderues i gjithë populli i Kosovës. Ai kërkon nga drejtësia ndërkombëtare të jetë me vëmendje të mprehtë përballë Serbisë e cila me mentalitet dhe histori ka ngelur në vitet e luftës 1998-99, pra aty ku ishte para 21 viteve përderisa aktualisht në skenën ndërkombëtare në raport me Kosovën luan rolin e viktimës. Mujota i bënë ftesë për të gjithë ambasadorëve të akorduar në Kosovë, të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të rajonit, edhe kryetarit serb Aleksander Vuçiq që vijnë dhe të përkulen para varreve të masakruarve në Reçak në 21 vjetorin e masakrës që është me 15 janar 2020. Sipas tij kjo është një mundësi të paktën humane që Vuçiqi në emër të popullit të tij dhe shtetit ta njoh të vërtetën dhe të kërkojë falje për masakrën e Reçakut dhe për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Mujota këtë reagim e ka bërë në cilësinë e ish-eprorit për Moral dhe Politike nga Komanda e Zonës Operative te Nerodimes (ZON) dhe nga roli e përgjegjësia e të ngarkuarit për komunikim dhe relacione me verifikuesit ndërkombëtar në vitet 1998-99.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …