JGregory Raymond: Kosovës do t'i bëhet më shumë presion nga SHBA-ja se sa Serbisë në takimin e 4 shtatorit

WP: Tri administratat e Shtëpisë së Bardhë, mashtruan publikun për mangësitë dhe dështimet në luftën 18-vjeçare, në Afganistan

Gazeta “Uashington Post” ka publikuar një raport, të bazuar në dokumente të fshehta  të qeverisë amerikane, ku thuhet se tri administratat e Shtëpisë së Bardhë, kishin mashtruar publikun për mangësitë dhe dështimet në luftën 18-vjeçare në Afganistan. Raporti zbulon se lufta, në të cilën janë vrarë 2.300 ushtarë amerikanë ka kushtuar gati 1 trilion dollarë. Rreth 400 zyrtarë të përfshirë në këtë çështje, të cilët janë intervistuar në kuadër të raportit, kanë shfaqur kritika që përfshijnë: strategjinë gjithnjë në ndryshim të Uashingtonit në Afganistan, mangësi në zhvillimin e një force efektive luftarake afgane, dështime për të mposhtur talibanët si dhe për të luftuar korrupsionin në qeverinë afgane.

“Ne nuk po e kuptonim në thelb Afganistanin – nuk e dinim se çfarë po bënim”, tha një gjeneral i luftës në Afganistan, gjatë administratave të ish presidentëve, Xhorxh Bush dhe Barack Obama. Midis 938 dhe 978 miliardë dollarë janë shpenzuar që nga viti 2001 në Afganistan nga Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar. Sipas dokumenteve, asnjë llogari gjithëpërfshirëse e qeverisë amerikane për shpenzimet e luftës nuk është kryer. Për më tepër, disa prej të intervistuarve thanë se statistikat në qendrën kryesore ushtarake në Kabul dhe në Shtëpinë e Bardhë ishin shtrembëruar për të dhënë përshtypjen se Shtetet e Bashkuara po fitonin luftën. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …