DKA në Deçan është përgjegjëse për detyrat që i takojnë

Drejtori i drejtorisë për Arsim në komunën e Deçanit Bekim Vishaj bashkë me Drejtorin e SHMP “Tafil Kasumaj” Zenel Kasumaj, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me ALLED2 – Projektin “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës – Faza e II-të”, projekt i financuar nga BE-ja me bashkëfinancim nga ADC- Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, i realizuar nga ADA – Agjencia Austriake për zhvillim, zyra në Kosovë. Projekti synon uljen e varfërisë përmes tregut të punës, rritjen e cilësisë arsimore – aftësuese si parakusht për rritjen e punësueshmerisë, qasje inovative, mbështetë përmirësimin e programeve mësimore me bazë në kurrikula të përditësuara në fusha të ndryshme, pajisjen e shkollës me mjete sipas nevojës dhe specifikave të sajë, pajisjen e shkollës me lidhje interneti me shpejtësi të lartë dhe mirëmbajtja e tij së paku tri vite, aktivitet trajnues dhe shumë benificione tjera në të mirë të shkollës dhe nxënësve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …