Profesoresha suedeze e fizikës, Kristina Doctare, ka njoftuar se do të kthejë çmimin Nobel për Paqe të viti 1988

Profesoresha suedeze e fizikës, Kristina Doctare, ka njoftuar se do të kthejë çmimin Nobel për Paqe të viti 1988

Profesoresha suedeze e fizikës, Kristina Doktare, ka njoftuar se do të kthejë çmimin Nobel për Paqe të fituar më 1988 për shkak të laureatit të sivjetmë të Nobelit për Letërsi, Peter Handke, i cili mohon gjenocidin në Bosnje dhe mbështet liderin e ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq. “Isha krenare me Akademinë suedeze, por tani gjithçka ndiej është turp dhe faj”, tha ajo gjatë një fjalimi para turmës protestuese në Stokholm derisa në sallën e koncerteve në Stokholm po i ndahej çmimi Handkes. Ceremonia e Çmimit Nobel është mbajtur nën hijen e kritikave shkaku i vendimit për ndarjen e çmimit të letërsisë të këtij viti për Handke, një shkrimtari austriak që mohon gjenocidin në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …