Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu konfirmon se brenda kësaj jave do të takohen lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa me qëllim të finalizimit të marrëveshjes për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës. Por nëse LDK vazhdon të insistojë për kryetarin e shtetit atëherë alternativa e vetme sipas Haxhiut është që vendi të shkojë në zgjedhje. Madje ajo këtë kërkesë të LDK-së e ka quajtur të pakuptimtë. Sipas saj nuk ka pasur veprime të ngutura për krijim të koalicionit qeverisës pasi ende edhe ktyetari i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Haxhiu është shprehur optimiste për koalicionin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së , pasi sipas saj çështja e presidentit është ajo që i ka dalluar këto dy subjekte pasi që në të gjitha pikat tjera ata janë dakorduar./Kp/
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …