Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Kadri Veseli është kthyer nga Haga pas intervistimit nga hetuesit e Gjykatës Speciale. Ai në aeroportin “Adem Jashari” është pritur nga bashkëpartiakët dhe mjera qytetarë. Me këtë rast, Veseli ka thënë se gjithmonë do të jetë krenar me UÇK-në. “Sa më shumë paqe dhe qetësi për popullin tonë. Zoti e mbrojtë Kosovën. Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë krenar, përjetë!”, ka thënë Veseli në një prononcim të shkurtër për medie.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …