Peter Handke

Kantoni i Sarajevës, nobelistin austriak, Peter Handke e konsideron person të padëshirueshëm

Kantoni i Sarajevës, sot gjatë një seance,  miratoi një deklaratë ku fituesin e Nominimit Nobel për Letërsinë Peter Handke e konsideron një person të padëshirueshëm në Kanton. Nisma u referua nga anëtarët e Partisë së Veprimit Demokratik, ndërsa deputetët e kantonit miratuan njëzëri një deklaratë që dënon dhurimin e çmimit Nobel për një shkrimtar të diskutueshëm austriak, i cili mohoi mizoritë e bëra kundër boshnjakëve në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990, transmeton Anadolija. Deklarata thoshte se “faza e fundit e gjenocidit është pikërisht mohimi i gjenocidit” dhe se Fituesi i mimit Nobel për letërsinë “në paraqitjet e tij publike gjatë agresionit në Bosnje e Hercegovinë mbështeti publikisht regjimin e udhëhequr nga i akuzuari i Gjykatës së Hagës, Slobodan Milloseviq. Përfaqësuesit në Asamble kanë deklaruar në një deklaratë se Handke nuk po i ndryshon pikëpamjet e tij sot, por po shkon një hap më tej, duke njoftuar ardhjen e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë për t i vizituar nënat nga zona e Srebrenicës. Ata e vlerësuan çmimin Nobel me një fyerje të re për viktimat, duke thënë se vizita e tij në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në  Sarajevë do të ishte një poshtërim shtesë për viktimat. (AL-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …