Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur mbledhjen e parë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës për datën 24 dhjetor, duke filluar në orën 9:00. Në njoftimin për media të presidencës, thuhet se ky vendim është marrë në mbështetje të nenit përkatës të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. “Kryetari dhe Kryesia e Legjislaturës së Gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e presidencës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …