Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se mesazhet nga Beogradi se duhet të kemi një kompromis pa njohje të Republikës së Kosovës, i ka quajtur provokime.“Mesazhet nga Beogradi që duhet të kemi një kompromis pa njohje të Republikës së Kosovës, janë provokime. Pavarësia e Kosovës është një kompromis. Dialogu është i mundur bazuar në një parim: Dy shtetet duhet të njohin njëra-tjetrën si fqinj të barabartë, që lëvizin drejt integrimit në familjen Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi. Kjo deklaratë vie si kundërpërgjigje të deklarimeve të Aleksandër Vuçiqit, i cili gjatë vizitës në Greqi ka dhënë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ku ka folur për çështjen e gjetjes së një zgjidhje finale me Kosovën dhe gjithashtu edhe për idenë e shumë diskutuar të korrigjimit të kufijve e shkëmbimit të territoreve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …