leoni

AKryeministri, Albin Kurti i falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Prishtinë

Qeveria përbëhet me udhëheqjen e Vetëvendosjes, në bashkëqeverisje me LDK, me mua kryeministër, tha Albin Kurti

Albin Kurti, ka folur për programin e qeverisë që Vetëvendosja është duke krijuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe integrimin e ardhshëm me Shqipërinë. Ai në një intervistë për Dojçe Vele shprehet optimist se do të arrihet finalizimi i marrëveshjes për koalicion me LDK-në, pavarësisht sfidave është mirë që të mbyllet çështja e qeverisë, para se të hapet një çështje tjetër, si ajo e kryetarit. Bisedimet për harmonizimin e programit qeverisës i kemi filluar prej kohësh. Që me mbarimin e zgjedhjeve të 6 tetorit kemi kontaktuar me LDK, dhe kemi filluar që të harmonizojmë programet me ekipet tona. Këtë e kemi përmbyllur në masën 100 për qind. Megjithatë, bisedimet për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv i kemi filluar vonë, pas certifikimit të rezultateve, i cili u vonua me numërime dhe rinumërime të ndryshme. Tani jemi në një pikë ku po i finalizojmë edhe bisedimet për qeverinë. Unë jam optimist sepse nuk ka mundësi për aritmetika të tjera, përveçse për qeverinë e nesërme që përbëhet nga opozita e djeshme me udhëheqjen e Vetëvendosjes, në bashkëqeverisje me LDK, me mua kryeministër, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …