U nda mirënjohje për kryetarin e komunës së Junikut Agron Kuçi, nënkryetarin, drejtorin e arsimit dhe drejtorët e shkollave

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti për bashkëpunim dhe për kontributin e dhënë në garat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe garat e Diturisë, ndau mirënjohje për kryetarët e Komunës së Junikut Agron Kuçi, nënkryetarin, drejtorin komunale të arsimit si dhe për drejtorët e shkollave. Ata kanë diskutuar për Programin Nacional për Rininë dhe për garat që janë duke u zhvilluar në kuadër të këtij programi. Koordinatori Hoti foli për sukseset e nxënësve në garat nacionale të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe atyre të Diturisë. Ai tha se ky sukses nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e kryetarit Kuçi, përkushtimin e drejtorisë komunale të arsimit, drejtorëve dhe stafit të shkollave. Kryetari Kuçi mirëpriti koordinatorin Hoti dhe e uroi për punën e jashtëzakonshme dhe të suksesshme në realizimin e programit. “Uroj që ky projekt të vazhdojë. Ne si Komunë e Junikut jemi shumë të kënaqur me projektin si dhe suksesin e nxënësve tanë si në nivel nacional dhe atë ndërkombëtar“, tha kryetari Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …