Në Tiranë, organizuar nga Shoqata Kulturore Artistike “ Jehona Shqiptare”, u mbajt “Festivali i Aktrimit Jehonë, Rinia Shqiptare Triumfon”, edicioni i tretë, ku morën pjesë të rinj shqiptarë nga të gjitha viset e trojeve tona, në kujtim, 100 vjet pa “Atin e Flamurit të Kombit Shqiptar”, Ismail Qemalin”. Ky manifestim kulturor dhe artistik kishte karakter garues dhe për vlerësimin e pjesëmarrësve në fushën e aktrimit dramatik, ishte juria më prestigjioze e përbërë nga personalitetet që i dhanë shumë arti dramatik shqiptar, dhe këta janë:
-
“Nderi i Kombit” znj. Margarita Xhepa Kryetare jurisë
-
Aktori i mirënjohur kombëtar shqiptar z. Pajazit Murtishi
-
Aktori i mirënjohur Agim Xheka
-
Artistja e mirënjohur znj. Kozeta Zavalani
-
Xhevat Bajrami, nga Drejtoria e përgjithshme në MKRS-në – Kosovë
Për këtë edicion, interpretues fitues të dramës u vlerësuan:
-
Çmimi i parë, Enisa Bytyçi
-
Çmimi dytë shkolla “Ukshin Miftari” Gjakovë
-
Çmimi tretë, Aurora Koleci