Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se mbledhja e -X- e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me datë 18.12.2019. ( e Merkur), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në zyrën e drejtorit të Drejtorisë për Administratë në objektin e Komunës së Vitisë. Kjo mbledhje është e hapur për publikun. Për këtë mbledhje kryesuesi propozon këtë: R E N D D I T E
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e nëntë e KPF-së.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndërrimin e destinimit të parcelave të propozuara me nr. 2582-6 dhe nr. 2582-8 nga shfrytëzimi aktual tokë tjetër – jo pjellore në rrugë publike
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Planin e punës së KKSB-së për vitin 2020.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Planin e punës së zyrtares për Barazi Gjinore.
-
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për Planin komunal për Integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2019-2022
-
Informatë (Raport) për zbatimin e Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë
-
Informatë (Raport) për realizimin e planit të punës së KKSB-së për vitin 2019
-
Raport analitik i buxhetimit të përgjithshëm gjinor për vitin 2019 dhe planifikimi për vitin 2020.
Plotësim: Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtyre propozim dokumenteve Zyra për Informim Publik në bashkëpunim me Sekretarin e Kuvendit i ka publikuar ato në ueb faqen zyrtare të komunës së Vitisë në këtë vegëz:
https://kk.rks-gov.net/…/Propozim-Dokumentet-nga-mbledhja-e…