Nicholas Abbott: Institucionet e drejtësisë në Kosovë të punojnë më shumë për ndjekjen e krimeve të luftës

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott thotë se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja për koalicionin qeverisës

Koalicioni në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po duket vështirë i arritshëm edhe pas shumë takimeve në mes të liderëve të këtyre dy partive. Edhe mbrëmë takimi mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës përfundoj pa ndonjë sukses konkret por me premtimin se bisedimet do të vazhdojnë. edhe në të kaluarën arritjet e marrëveshjeve për koalicion në mes partive politike shqiptare kanë qenë vështirë të arritshme pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. Sot në zyret e LDK-së është parë ambasadori britanik Nicholas Abbott i cili ka pasur një takim me kreun e saj Isa Mustafa. Ai ka theksuar se ka ardhur të dëgjoj drejpërdrejtë kreun e LDK-së lidhur me ecurinë e negociatave rreth kolaicionit  “Kisha një takim shumë të mirë me kryetarin e LDK-së, z.Mustafa më dha një mundësi shumë të mirë të dëgjoja nga ai se si po shkojnë negociatat rreth koalicionit dhe po shohim të ecim përpara dhe të kemi sukses sa më shpejtë dhe marrëveshja është çdo ditë e më afër”  ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …