Ushtria amerikane po planifikon “zbarkimin” më të madh të trupave në Evropë, në 25 vitet e fundit, me 20,000 trupa të paracaktuar për të marrë pjesë në një stërvitje masive në një kohë të marrëdhënieve gjithnjë e më të ashpra e më të acaruara me Rusinë. Gjenerali Kristopher Cavoli, komandant i forcave tokësore amerikane në Evropë, tha se 20,000 trupa do të vendosen vitin e ardhshëm në Evropë, ku ata do të bashkohen me rreth 9,000 ushtarë të tjerë amerikanë të vendosur tashmë atje, shkruan AFP. Rreth 37,000 trupa do të marrin pjesë në stërvitje në 10 vendet evropiane nga maji deri në qershor, u ka thënë ai gazetarëve në Pentagon. Forcat me bazë në Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të lëvizin në muajin shkurt, duke lëvizur me 13,000 pajisje, duke përfshirë tanke, artileri dhe automjete transporti. Ushtrimi shënon një pikë kthese strategjike pas viteve të ndërprerjeve të stërvitjeve ushtarake amerikane në Evropën pas Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur ndryshoi gjithçka në strategjinë e të dyja vendeve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Federatës Ruse.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …