Ish-ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që të bojkotojë takimin e radhës në Durrës, ku do të diskutohet për mini-Shëngenin, e ku është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit mohoi masakrën e Reçakut, duke e konsideruar atë si një trillim. Reshitaj tha se kryeministri Rama nuk duhet të ulet në një tavolinë me Vuçiq, i cili vazhdon të mohojë krimet e tmerrshme të kryera nga serbët gjatë luftës në Kosovë, pasi një gjë e tillë do të ishte fyerje jo vetëm për familjarët e viktimave dhe shtetin e Kosovës, por edhe fyerje e rëndë ndaj të gjithë shqiptarëve. “Duke kujtuar se 20 vite më parë, nën petkun e flamurit Shqiptar, pikërisht nën petkun e flamurit që ju përfaqësoni si Kryeministër i shtetit Shqiptar, u varrosën shumë fëmijë, pleq, gra e burra të pafajshëm, pas masakrës që cilësohet si njëra ndër ngjarjet më të tmerrshme që ka ndodhur në Ballkan.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …