Kryetari i Francës, Emmanuel Macron organizon një konferencë donatorësh në fund të janarit për ta ndihmuar Shqipërinë

Emmanuel Macron organizon një konferencë donatorësh në fund të janarit për ta ndihmuar Shqipërinë

Konferenca e donatorëve ndërkombëtarë për ta ndihmuar Shqipërisë do të mbahet në fund të janarit dhe kjo është konfirmuar nga kryetari francez, Emmanuel Macron, para fillimit të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel. Macron bëri thirrje për të kontribuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa idenë e konferencës së donatorëve ai e kishte hedhur që më herët, në samitin e NATO-s në Londër. “Do të flasim edhe për Shqipërinë. Do të doja të dërgonim një mesazh solidariteti për popullin shqiptar, do të doja që ne të merrnim përgjegjësinë për t’i ndihmuar ata përmes organizimit të një konference donatorësh në fund të janarit. Ka pasur dhjetëra viktima dhe mijëra të pastrehë ndaj ne duhet të ndihmojmë ato familje dhe po ashtu të ndihmojmë edhe Shqipërinë që të rindërtohet”, ka deklaruar Macron. Liderët e BE u mblodhën në Bruksel për të diskutuar mbi një seri temash, mes të cilave, më lartë në agjendë do të jenë ndryshimet klimaterike dhe buxheti afatgjatë i Bashkimit Evropian. Ky është samiti i parë i BE i kryesuar nga Charles Michel, pasi ai u zgjodh president i Këshillit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …