Po shihet se tërë kjo ishte një lojë e pistë për pagat. Prapë mashtrim. Jo vetëm mësimdhënësit po reagojnë. Po reagojnë edhe punëtorët shëndetësor! Pse nuk fyhen mjekët. Pse nuk i kritikojnë ata që punojnë edhe nëpër ordinanca private, duke u larguar nga vendi i tyre i punës. Mësuesi nuk e bën këtë veprim. Mësuesi nuk e injoron nxënësin as nuk iu kërkon para. Mësuesi mundohet të jap çdo gjë nga vetja për nxënësit. Aq sa ka kapacitet fizik dhe intelektual. Po tjerët çfarë bëjnë? Cili institucion është më në nivel se arsimi. Veç një institucion të del më i mirë se arsimi. Por, krahasuar me arsim, janë në fund të pusit!
Pse more njerëz të vullnetit të mirë të këtij vendi, nuk merreni me qindra punëtorë në RTK, PTK, KEK,… që marrin paga të majme pa punuar asgjë. Pse nuk fyet dhjetëra këshilltarë të mençur….që s’punonin asgjë, e merrnin paga sa tri herë mësimdhënësit. Qysh nuk po merreni me hajnat e politikës. Pse nuk po merreni me mijëra “luftëtarë” që rreziteshin apo kishin bizneset e tyre, edhe në Serbi. Pse nuk merreni me qindra të burgosur që ishin dënuar për hajni dhe vëlla vrasje. Respekt për të burgosurit e vërtetë politikë. Nuk merri me qindra “invalidë” që kishin rënë nëpër mina duke vjedhur. Respekt për invalidët e vërtetë. Pse nuk reaguat për gjyqtarët, prokurorë e avokatë, që kriminalizuan drejtësinë. (I respektojmë profesionistët e vërtetë që janë në zbatim të ligjit).
Pse jeni duke u marrë me shtresën më atdhetare të kombit. Pse po merreni me mësimdhënësit që kishin sakrifikuar çdo gjë për arsimin shqip, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Nuk e largojmë përgjegjësinë tonë si mësimdhënës, por tjerët na imponojnë politikat arsimore. Nuk vendosim ne, por analfabetët politik. Nuk përjashtojmë faktin se kemi mësimdhënës të pajisur me “diploma”, por janë më diploma të ndikimeve të politikës!
Zoti ju nderoftë, ashtu si i nderoni mësimdhënësit. Ne, do ti nderojmë nxënësit tanë. Do ti nderojmë prindërit e nxënësve tanë. Në, do t’i respektojmë të gjithë, edhe ata që na fyejnë!