Në të gjitha shkollat, çerdhet dhe universitetet publike të Kosovës ka nisur greva dy orëshe në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pezulloi Ligjin e ri të Pagave deri në fund të muajit mars. Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala konfirmoi se greva dy orëshe në të gjitha shkollat dhe çerdhet dhe universitetet publike ka nisur të mbahet sipas orarit të planifikuar. Ajo paralajmëroi se së shpejti do të mblidhet kryesia e SBASHK-ut për të marrë vendim lidhur me vendimin për pezullim të ligjit të pagave nga Kushtetuesja. Ndërsa prindërit po shprehen se nuk janë të kënaqur që po mbahen këto greva sepse sipas tyre po dëmtohen nxënësit. Kujtojmë që për shkak të pezullimit të Ligjit të Pagave edhe sektori i shëndetësisë është në grevë, derisa përkrahje i kanë dhënë edhe Sindikata e Policisë dhe ajo e Shërbimit Korrektues.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …