leoni

Hamëz Shaban Jashari (19.2.1950 - 7.3.1998)

Hamëz Shaban Jashari (19.2.1950 – 7.3.1998)

Hamëz Jashari ka lindur më 19 shkurt të vitit 1950. Ai ishte fëmija i tretë i familjes së Shaban Jasharit. Shkollimin fillor e kreu në Skënderaj, ku mbaroi edhe shkollën e mesme. Qysh gjatë kohës së shkollimit të mesëm, Hamza shquhet për aktivitete në fushën e aktrimit. Me këtë aktivitet ai u mor edhe më vonë, sidomos gjatë viteve ’80. Në këtë kohë, në skenën e teatrit amator të Skënderajt kishte realizuar me sukses një varg personazhesh të dramave të autorëve të ndryshëm shqiptarë. Sidomos ishte shquar në interpretimin e rolit të Marash Palit në dramën heroike “Shtatë shaljanët” të dramaturgut Ndrekë Luca. Kishte interpretuar edhe rolin e Dyl Mehmetit në dramën “Fosilet” të A. Shkrelit, atë të Zarit në dramën “Agu” të Din Mehmetit e persanazhe të tjera. Përveç talentit për aktrim, Hamëz Jashari kishte prirje edhe në fushën e artit figurativ. Ai kishte një botë të pasur ndiesore dhe pasion të pashuar për artin dhe fjalën artistike. Veç të tjerash, ai edhe i këndonte me përkushtim këngët epike, heroike dhe këngët e trimërisë. Duke qenë pjesëtar i një familjeje me traditë të edukatës patriotike, Hamza, qysh në rininë e hershme ishte pajisur me këtë edukatë. Si kudo në Drenicë, edhe në odën bujare të Shaban Jasharit, në Prekaz, ruhej i sublimuar kujtimi për Azem Galicën, Qerime Halilin, Hasan Prishtinën, Ahmet Delinë, Shaban Polluzhën, Rifat Berishën e për shumë trima e trimëresha të tjerë. Hamza u këndonte trimave, interpretonte rolet për ta dhe ishte nisur në rrugë për të hyrë edhe vetë në këngën e përjetësisë.

Hamza kreu Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Punoi në Fabrikën e Municionit të Gjuetisë në Skënderaj. Edhe gjatë viteve të shkollimit, por edhe më pas në vendin e punës, kishte krijuar një rreth të gjerë shokësh e dashamirësh. Ai dallohej me një qëndrim të theksuar shoqëror. Me rastin e shpërthimit të demonstratave studentore, në mars dhe në prill të vitit 1981, Hamza, së bashku me vëllanë, Ademin, me dajën Osman Geci dhe me shumë shokë e bashkëpunëtorë të tjerë, mori pjesë në de-monstratat e mbajtura më 3 prill, në Skënderaj. Më 13 mars të po atij viti, pas qëndresës heroike në kullën e tyre, të Tahir Mehës dhe të Nebih Mehës, të cilët rezistuan me armë kundër forcave policore e ushtarake jugosllave, në Prekaz, Hamza së bashku me babanë Shabanin, me vëllanë, Ademin, e me disa bashkëfshatarë të tjerë merr pjesë në varrimin e këtyre dy dëshmorëve. Pjesëmarrja në këtë varrim ishte edhe betim i heshtur për të vazhduar rrugën e lirisë. Në vitin 1990, administrata okupatore serbe i kishte aplikuar masat e dhunshme edhe në Fabrikën e Municionit të Gjuetisë në Skënderaj, ku po punonte Hamza. Pas këtij rasti ai po preokupohej për sasinë prej njëzet to-nësh barut, që ndodhej në Fabrikë. Duke qenë se asokohe ishte shembur sistemi- njëpartiak i veprimit politik dhe në Kosovë ishte formuar një numër partish politike, Hamza anëtarësohet në Partinë Republikane të Kosovës, i joshur nga pjesa e programit ku parashihej edhe mundësia e luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës. Ai i kishte kuptuar seriozisht fjalët e hartuesit të programit, mirëpo më vonë ishte bindur se fjalët e mëdha s’kishin qenë tjetër veçse një farsë, ashtu sikurse të gjitha programet stereotipe.të partive pacifiste të Kosovëss Në një bisedë që Hamza kishte zhvilluar asokohe me një zyrtar pacifist, ishte bindur përfundimisht se lufta e armatosur çlirimtare nuk kishte alternativë. Ai i kishte bërë publike qëndrimet e tij gjatë një tubimi në një mbledhje partiake dhe legalisht para të pranishmëve kishte paralajmëruar min e tij dhe të bashkëmendimtarëve, jo vetëm nga rrethi i ngushtë familjar.

– Ne kemi tubuar do armë dhe do të rezistojmë, – kishte thënë prerë.

Hamza ishte në dijeni të stërvitjeve që në vjeshtë të vitit 1991, i kishte bërë vëllai, Ademi, në kazermën e ushtrisë shqiptare në’ Tiranë. Ai, po ashtu, ishte i ndërgjegjshëm edhe për pasojat e mundshme, mirëpo, e kishte ndarë me kohë mendjen.

Përleshja e parë me forcat e pushtuesit.

Më 30 dhjetor të vitit 1991, Adem Jashari me disa bashkëluftëtarë ishte kthyer në Prekaz, nga misioni i tij stërvitor. Atë natë në kullën e Jasharëve ndodheshin të tre vëllezërit: Rifati, Hamza dhe Ademi, së bashku me babanë Shabanin dhe me bashkëveprimtarë të tjerë, Sahit Jashari, Fadil Kodra e të tjerë. Në mëngjesin e hershëm të datës 31 dhjetor, forca të shumta policore të mbështetura edhe nga ushtria serbe e rrethojnë kullën e Jasharëve. Në fillim, këto forca e kishin rrethuar shtëpinë e Hamit Jasharit, ku kishin hasur në rezistencën e armatosur të luftëtarit Sahit Jashari. Ndërkohë që po zhvillohej kjo përleshje, Ademi, Hamza dhe Rifati e kishin çarë rrethimin dhe ishin larguar nga shtëpia. Policisë serbe i kishte vajtur në ndihmë edhe një heiikopter, meqë forca të shumta atdhetarësh nga Prekazi dhe fshatrat përreth ishin nisur me nxitim drejt kullës së Jasharëve, për të mësuar se ç’po ndodhte dhe për të ofruar ndihmë. Forcat policore kishin ndëshkuar popullatën e tubuar, në lagjen Jasharaj dhe kishin arrestuar e rrahur dhjetëra fshatarë. Qysh atë ditë, luftëtarët e ardhshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin e tyre, Adem Jashari, fillojnë seriozisht ta vëjnë në jetë projektin për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë. Prej asaj dite bërthama e parë e Ushtrisë Çlirimtare ishte bërë shkëndijë e lirisë, ndërsa forcat e vërteta të rezistencës, mendjen dhe zemrën e kishin orientuar në Prekaz. Bijtë e Shaban Jasharit dhe djalëria militante e Jasharëve të tjerë, e Kodrajve dhe e Lushtakëve kishin rrëmbyer armët dhe ishin nisur në rrugën e gjatë e përplot rreziqe të organizimit të luftës së armatosur kundër pushtetit okupator serb.

* * *

Plaku i kullës së qëndresës, Shaban Jashari, burrë i besës dhe i traditës shqiptare, e kishte kuptuar mirë qëllimin e të bijve dhe të bashkëmendimtarëve të tyre. Ai kishte mbështetur fuqishëm çlirimtarët e ardhshëm të Kosovës, por kishte bërë edhe llogari të tjera për të mbijetuar, në rrethana të jashtëzakonshme. Ai e dinte se arrnikut, përveç se me armë i duhej qëndruar karshi edhe me punë. Prandaj i kishte mobilizuar nipat e mbesat në punët e përditshme, në ara e në livadhe. Rifati, kishte shkuar në mërgim, për të punuar dhe për t’i ndihmuar familjes. Hamza zakonisht merrej me punët e shtëpisë dhe të vëzhgimit, ndërsa Ademi tubonte rreth vetes rininë militante të Drenicës dhe të mbarë Kosovës, në përpjekje të pareshtura për t’i akorduar aksionet kundër policisë e cila maltretonte, ndëshkonte dhe martirizonte shqiptarë, kudo në Kosovë. Në bisedat e regjistruara asokohe dhe të ruajtura me kujdes nga familjarët, kuptohet se në odën e Jasharëve në Prekaz bëheshin analiza realiste të gjendjes në Kosovë. Hamza fliste qartë, kthjellët e kuptueshëm. Ai nuk i fajësonte të parët, pse ishte trashëguar rezignata e robërisë. Ai përkujton shembullin e solidaritetit vëllazëror të Ahmet Delisë dhe kërkon mobilizim të forcës kundërvënëse kombëtare. Stigmatizon pacifizmin dhe politikën qyqare të durimit e të nënshtrimit gradual. Ndërsa i vëllai, Ademi, i vetëdijshëm se pa një Shqipëri të fortë, nuk do të kishte as Kosovë të fortë, kërkon një bashkim real të forcave, i cili bashkim ishte bërë nevojë imediate.

Rrethimi dytë i Kullës së jasharëve më 22 janar të vitit 1998

Pas daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rastin e varrosjes së mësuesit dëshmor Halit Geci, në fshatin Llaushë, më 28 nëntor të vitit 1998, forcat policore e ushtarake serbe, ishin egërsuar tejmase. Policia sekrete kishte shënime të mjaftueshme. Në shënjestër ishte vënë Kulla e Jasharëve, e cila ndodhej vetëm disa qindra metra larg Fabrikës së municionit, në Skënderaj, që asokohe ishte kthyer në bazë kryesore të policisë dhe të ushtrisë së pushtuesit serb. Kulla e Jasharëve, pengesa deri atëherë e pakalueshme për pushtuesin, ishte vënë në shënjestër. Më 22 janar të vitit 1998, skuadra të policisë serbe, të armatosur me armatim këmbësorie qëlluan në befasi Kullën e Jasharëve. Armët çlirimtare të Hamëz Jasharit, të Shaban Jasharit e të nipave e mbesave të tij ishin kundërpërgjigjur. U zhvillua një betejë e vërtetë. Atë natë, sapo i kishte dëgjuar krismat, për në Prekaz, nga Llausha ishte nisur edhe komandant Ademi, së bashku me dajën e tij, Osman Geci.

Forcat serbe ishin tërhequr. Ato edhe njëherë ishin turpëruar përballë Kështjellës së pamposhtur të Jasharëve. Nga sulmi i befasishëm kishin marrë plagë Selvetja, vajza e Hamzës dhe Iliriana, bija e Rifatit.

Të nesërmen, lajmi për sulmin e forcave serbe kundër Jasharëve dhe humbja e tyre e turpshme, ishte përhapur në vend dhe në botë. Hamëz Jashari, Adem Jashari, Shaban Jashari, Sahit Jashari dhe trimat e tjerë çlirimtarë kishin shpalosur përfundimisht qëllimin final, i cili shprehej me moton:. Liri a vdekje!

Ditët pasuese, kullën e Jasharajve e vizituan mijëra shqiptarë liridashës. Mijëra të tjerë shkuan atje për të parë dhe për t’u bindur nëse vërtet kishte filluar lufta çlirimtare në Drenicë. Ndërkohë, komentatori dhe ideologu pacifist i së përditshmes Bujku (J. Buxhovi), që nga metropolet e Gjermanisë, prej nga raportonte, kërkonte nga Ibrahim Rugova që të merrte masa që ta pacifizonte sa më parë Drenicën rebele, e cila, sipas tij, ishte ngritur verbërisht sikur në kohën e Shaban Polluzhës. Ai, paralajmëronte humbjen e sigurt “të rebelëve” dhe dëmtimin e imazhit pacifist të shqiptarëve. Hamëz Jashari, analizën e vet për historinë e lëvizjes kombëtare të shqiptarëve kundër pushtuesit po e shoqëronte me këngën për Zhuj Selmanin dhe Azem Galicën. Kurse shtypi i Beogradit ishte detyruar të pranonte se policia serbe e kishte humbur përfundimisht kontrollin në trevën e Drenicës, jo vetëm gjatë natës, por edhe gjatë ditës, qysh prej 26 nëntorit të vitit 1997, pas betejës në Llaushë. Tashmë paralajmërohej aksioni ushtarak me të ashtuquajturën taktikë të tokës së djegur.

Rrethimi i tretë, 5 mars 1998

Ditën e katër marsit, drejt Drenicës në përgjithësi e në veçanti drejt Kullës së Jasharëve në Prekaz ishin nisur njësi të panumërtatë ushtrisë dhe të policisë okupatore serbe. Ato dislokuan armë të rënda të artilerisë të kalibrave të mëdhenj, topa, praga, raketa të tipeve të ndryshme, tankse, autoblinda, minahedhës kalibrash të mëdhenj e armë të tjera.

Mijëra këmbësorë ishin vendosur në prapavijë.

Në orën 5 e tridhjetë minuta kishte filluar bornbardimi i Kullës nga të gjitha anët. Ishin vënë në shënjestër edhe shtëpia e Hamit Jasharit dhe ato të Jasharajve të tjerë, lagjja e të ci1ëve mbahej nën rrethim të hekurt. Në Kullën e Qëndresës ndodheshin: Shaban jashari, komandanti Adem Jashari, Hamëz Jashari, daja Osman Geci nga Llausha, si dhe anëtarët e familjeve të ngushta të bijve të Shaban Jasharit: Rifatit, Hamzës e Ademit. Në qëndresën kolektive të kësaj familjeje, u shqua me heroizëm të rrallë edhe Hamëz Jashari, Sulmi i rrufeshëm i pushtuesit dhe rezistenca në Kullën e Qëndresës zgjatën tri ditë rresht. Kulla dhe shtëpitë e lagjes Jasharaj i kishte mbuluar tymi dhe flaka nga goditjet e topave dhe raketave të armikut. Në altarin e atdheut ranë, për të mos vdekur kurrë, njëzet anëtarë të familjes së ngushtë Jasharaj. Nga familja e ngushtë e Hamzës, në këtë epope, në altarin e përveç tij dhe bashkëshortes, Feride Mecini – Jashari, kanë rënë edhe shtatë fëmijë të tyre: Selvetja (20), Afetja (17), Besimi (16), Liria (14), Blerimi (12), Fatimja (9) dhe Blerina (7). Në këtë betejë kanë shpëtuar e bija Besarta dhe i biri Bekimi. Në kujtim dhe nderim të veprës heroike të Hamëz Jasharit, gjatë kohës së luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me emrin e tij është emërtuar Akademia Ushtarake, me seli në Llaushë e cila, më vonë ka kaluar në Likoc. Po ashtu, gjatë luftës është aktivizuar edhe Trupa teatrale ushtarake, me emrin “Hamëz Jashari”. Kjo trupë, qysh gjatë kohës së luftës, në datëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, më 28 nëntor të vitit 1998, në Polac e ka shfaqur recitalin e dramatizuar me titull: Ai është i gjallë. Kjo trupë artistike, sot vepron në kuadrin e TMK-së, po me të njëjtin emën Në përjetësim të emrit të tij, Akademia e Mbrotjes e TMK-së mori emrin “Hamëz jashari”. Me emrin Hamëz Jashari janë emërtuar rrugë, sheshe e institucione të ndryshme. Jeta dhe vepra e tij ka shërbyer dhe do të shërbejë si shembull fry-mëzimi për shkrimtarë, dramaturgë, këngëtarë e poetë të shumtë.

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …