Komuna e Rahovecit njofton se: Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, ka publikuar thirrjen për aplikim në projekte për përmirësimin e sistemit arsimor, grande për zhvillimin e shkollave(GSHZH) dhe konkurs për projekt-propozime për grante shkollore. Qeveria e Kosovës ka marrë një kredi prej grupit të Bankës Botërore për zbatimin e projektit për Përmirësimin e Sistemit të Arsimit (ESIP) dhe ka për qëllim që një pjesë të mjeteve të këtij granti ta përdor për t’i mbështetur shkollat fillore (klasat 0-9) në Kosovë përmes këtij konkursi. Qëllimi i këtyre granteve është forcimi i kapaciteteve të shkollave për të planifikuar dhe për t’i menaxhuar mjetet, si dhe për ta promovuar angazhimin qytetar përmes pjesëmarrjes së mësimdhënësve, prindërve dhe komunitetit në planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e aktiviteteve të shkollës. Për këto grante do të konsiderohen ato projekt-propozime që janë në përputhje me këtë qëllim dhe me kushtet e përcaktuara në doracakun e granteve për zhvillimin e shkollave (GZhSh).
Dokumentet me informacione me të detajshme për aplikim:
Formulari i aplikacionit per grant