Sot zhvillohet takimi i radhës në mes të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Takimeve të tyre do të ju paraprijnë takimet e kryesive të këtyre dy subjekteve politike të cilat do të zhvillohen rreth orës 11.00. Njoftohet se në këto takime kryesitë e do të njoftohet për ecuritë e deritashme të takimeve të zhvilluara në përpjekje për ta krijuar koalicionin qeveritar, Vetëvendosje-Lidhja Demokratike e Kosovës. Përfaqësues të këtyre dy partive kanë njoftuar se ka përafrim të qëndrimeve në mes tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …