Udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Bahri Xhaferi, ka njoftuar se janë për të gjitha përgatitjet dhe çdo gjë është gati për fillimin e kompensimit për mësimdhënësit e viteve të ’90-ta. Ai ka shtuar më tutje se beson që për të gjitha kërkesat që janë parashtruar nga 15 gushti deri tani që i kemi trajtuar për muajin nëntor pasi ka qenë një afat i përcaktuar për parashtrim të kërkesave pagesa e tyre do të bëhet këto ditë. Vlera për kontributin e mësimdhënësve gjatë viteve të 90-ta, nis nga 19 deri në 70 euro, varësisht nga koha sa kanë punuar. Kostoja e zbatimit të ligjit për vitin 2019 do të jetë 6.6 milionë euro ndërsa për vitin 2020 rreth 7.4 milionë euro. Numri i mësimdhënësve të cilat ishin të angazhuar në procesin arsimor gjatë viteve 1990-1999 llogaritet të jetë rreth 23 mijë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …