Osmani: Askujt nuk i jap llogari për takimet e mia me Albin Kurtin

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur ashpër nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu i cili i kishte kërkuar asaj sqarime për takimin e realizuar në hollin e Kuvendit me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Duke aluduar në këtë deklaratë të bashkë partiakut të saj, Agim Veliu, Vjosa Osmani ka thënë se kjo është një deklaratë qëllimkeqe, tendencioze dhe e bazuar në të pavërteta. Komplikuesit e vërtetë tashmë dihen. Për më tepër z.Veliu le të harrojë që atij t’ i jap sqarime. Raporti im është me votuesit, të cilët presin nga ne të jetësojmë vullnetin qytetar të 6 tetorit për ndryshim. Nëse ne arrijmë një marrëveshje me Vetëvendosjen, dhe po bëjmë çmos që kjo të bëhet, atëherë z.Veliu bënë mirë të mësohet me fotografi të tilla. Ne nuk jemi armiq me z.Kurti, por potencialisht partnerë koalicioni, ka theksuar nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …