Personalitete anekënd vendit po përkujtojnë rënien heroike në krye të detyrës për atdheun, komandantin Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij të rënë në prit të mirë organizuar të forcave serbe. Për të përkujtuar rënien e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës, sot në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë vendosën kurora lulesh kryetari i Skenderajt, Bekim Hamës Jashari, nënkryetari, Nuredin Lushtaku, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, deputeti, Bekim Haxhiu, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe bashkëpunëtorë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …