Akademiku Rexhep Qosja, në një intervistë për Vizion Plus, tregon një panoramë dëshpëruese të situatës politike dhe ligjore në Kosovë. Ai shpjegon se është gjendja e mungesës së shpresës dhe besimit te drejtësia, më shumë sesa varfëria, që i shtyn shqiptarët këtej dhe andej kufirit të braktisin Atdheun. Por profesor Qosja, pranon se nuk është dorëzuar të besojë te ballafaqimi i shqiptarëve me vetveten dhe ndaj flet e nuk do rresht së foluri kundër së keqes, jo për të nxitur shqiptarët të mendojnë drejt, për t’i mësuar të mendojnë me kokën e tyre dhe nëse kanë gojë të flasin, nëse kanë sy të shikojnë. Rexhep Qosja nuk e fsheh admirimin për ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu, përshëndet përkushtimin e tij dhe uron që lista e zezë e Amerikës, për gjyqtarët të shtohet me njerëz të politikës dhe të shtrihet edhe në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …