Kryetari i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka konfirmuar sot se vendi i tij mund të mbyllë bazën e Forcave Ajrore të SHBA-së nëse kjo e fundit vendos sanksione kundër Ankarasë zyrtare. “Varet nga ne që të marrim vendimin për mbylljen e bazës së Ingirlik për Shtetet e Bashkuara. Nëse është e nevojshme, ne do të mbyllim të dyja bazat në Ingirlik dhe Kurezik, “tha Erdogan për televizionin A haber. Ai shtoi se është shumë e rëndësishme për të dy palët që SHBA të mos ndërmarrë hapa që më pas do të ishte e pamundur të korrigjoheshin. “Sigurisht, Turqia do t’i përgjigjet çdo sanksioni amerikan,” tha Erdogan. Elementet e sistemit evropian të mbrojtjes raketore janë instaluar në bazën e Kurezik. Edhe ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu njoftoi gjithashtu se Ankaraja mund të kërkojë nga SHBA që të tërhiqnin trupat e saj nga bazat e forcave ajrore, nëse Uashingtoni vendos sanksione për shkak të blerjes së sistemeve raketore ruse S-400.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …