Shefqet DIBRANI: Kryetari i Kosovës, Isa Mustafa VI
Qeveria e Republikës së Kosovës në Ekzil është themeluar më 05 tetor 1991. Me sa dihet ministrat e zgjedhur, përveç Xhafer Shatrit, (që i përkiste të majtës ilegale në emigracion), të tjerët ishin nga radhët e Legjislacionit të Rrahman Morinës. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Isa Mustafa, Ministri i Drejtësisë, Halit Muharremi dhe Ministri për Arsim, Muhamet Bicaj, që të tre ishin struktura udhëheqëse të LKJ-së, (po ashtu ishin edhe dy zëvendëskryeministra të cilët heshtas u larguan). Këta ministra ishin po aq zyrtar politik të LKJ-së, edhe atëherë kur Sllobodan Millosheviqi u zgjodh kryetar i LKJ për Serbinë Unike, i cili me përkrahjen edhe të Isa Mustafës, anuloi autonominë e Kosovës, e cila ishte fituar me Kushtetutën e vitit 1974. Tash nuk duhet të na befasoj nëse tërë angazhimi i Isa Mustafës është që për hatër të Aleksander Vuçiç (Aleksandar Vučić), ta anuloj edhe pavarësinë e Kosovës. Fatkeqësisht ky angazhim i tij në shkatërrimin e LDK-së, po ndodhë në saje të ndihmës profesionale që ia japin intelektualët e trajnuar në Kolegjin RIINVEST dhe ai “Brezi i Republikës”, të cilët veprimet e tyre po i mbulojnë, duke u çjerrë se qenkan shkolluar nëpër universitetet e Amerikës a të Evropës Perëndimore. Në të kundërtën, ky brez i pikur si me parashutë brenda LDK-së, nuk ka asnjë arsye për ta keqpërdorur siglën “LDK”, duke u bërë marionetë e veprimeve antidemokratike të Isa Mustafës, ata edhe vet janë pozicionuar në anën e errët të hënës. Ai, për më shumë se dyzet vjet është aktiv në skenën politike në Kosovë[1], asnjëherë nuk ka pasur rezultate pozitive, nuk ka udhëhequr si duhet asnjë institucion, dikaster a fabrikë për t’iu besuar aftësive të tij udhëheqëse[2]. Por pa dëshmuar e botuar ndonjë vepër të suksesshme shkencore e studimore, ai arriti të bëhet edhe anëtarë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës[3], prandaj askush të mos befasohet nëse pikërisht ai bëhet edhe President i Kosovës, pasi përgjatë karrierës së tij ka arritur t’i përbirojë të gjithë këta rrathë. Madje Isa Mustafa, ka thyer rekorde edhe për vet faktin se si një komunist pa qenë kurrë më parë anëtar i LDK-së, është bërë kryetar i saj. Me këtë rast LDK-ja, për këtë paradoks të saj, meriton të futet në Librin e Rekordeve Guinness, pasi ka shënuar rastin e parë nga të gjitha vendet e dala nga diktatura komuniste, ku një komunist bëhet kryetar i një Partie Demokratike, madje siç e kemi theksuar edhe më parë, pa qenë kurrë më parë anëtarë i saj?! Shikuar në këtë prizëm, askush të mos befasohet nëse të gjitha ambiciet tij[4] për tu bërë edhe President i ardhshëm i Kosovës, të realizohen, se mbase si duket ky është qëllimi final i misionit të tij.
Më 24 maj 1992, janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Republikën e Kosovës. “Shumicën dërmuese në Kuvend e kishte fituar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa udhëheqësi i saj Ibrahim Rugova u zgjodh President i vendit praktikisht me votë plebishitare popullore”[5], ndonëse ato “zgjedhje u mbajtën në kohën e okupimit serb të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme, dhe patën rëndësi të madhe për demokracinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”[6], nuk dihet nëse Isa Mustafa mori pjesë në ato zgjedhje, prandaj paradokset e zhvillimeve politike në Kosovë, në të gjitha etapat e saj nuk kanë të ndalur, sepse LDK-ja, i organizonte vet zgjedhjet e lira dhe krejt lirshëm dhe papengesa, ministra bëheshin strukturat e sistemit paraprak të cilët jo që nuk ishin pjesë e listave dhe nuk merrnin pjesë në ato zgjedhje, por vazhdimisht i kundërshtonin, pasi ishin nomenklaturë udhëheqëse e LKJ-së, edhe në kohën kur Sllobodan Millosheviqi[7], ishte bërë kryetar i LKJ-së për një Serbi Unike.
Nëse kthehemi në retrospektivë dhe i analizojmë ato veprime, shoqëria e tashme demokratike do të mësoj për paradokse dhe veprime të cilat logjika e shëndosh nuk mund t’i përthekoj, por Isa Mustafa, është ky që është, dhe vazhdimisht me duar në xhepa si CAR, përkatësisht si gjeli mbi pleh ka kakarisur duke pasur suksese të vazhdueshme?! Pra, shikuar me syrin kritik, në zgjedhjet e vitit 1992, merrnin pjesë të gjithë, i madh e i vogël, fshatarë e intelektual, “të gjithë, të gjithë tok’ e të pandarë”, përveç strukturave të LKJ-së dhe disa grupeve pak a shumë të frustëruara, të cilët edhe në atë kohë kanë refuzuar, sepse ishin mjaftë të pezmatuar në Elitën Intelektuale, pse në mënyrë masive iu kishte bashkëngjitur LDK-së. Ky qëndrim, a nuk ishte paradoks i llojit të vet për ta futur Kosovën në Librin e Guennessit, kuptohet edhe për çudirat dhe bëmat tjera të asaj kohe?! E tash askush nuk mundet të na thotë se si u bë që strukturat e LKJ-së, të vijnë me duar në xhepa, të sistemohen e akomodohen në cilësinë e ministrave në Qeverinë e Republikës së Kosovës në ekzil, madje disa sish edhe pa i dorëzuar librezat e LKJ-së[8].
Në anën tjetër është thënë se një urdhër arresti ishte lëshuar nga Serbia kundër Isa Mustafës[9], i cili u bë shkas për t’ia falur atij të gjitha mëkatet gjatë dhjetëvjetëshit paraprak (1981-1991)[10]. Isa Mustafa, me disa sojnik të kësaj specie, ishin zëri më autentik i dhunës serbe në Kosovë, por kjo nuk e pengoi LDK-në të bënte një lloj pakti me ta. Çuditërisht e kaluara e Isa Mustafës, nuk i ka penguar as marksist-leninistët e LPK-së, të cilët bënin allishverishe me ta, (Xhevit Haliti[11] ka marrë miliona nga Bujar Bukoshi[12]), kurse Ibrahim Kelmendin, ideologu stalinist i LPK-së, të cilin LDK-ja dhe Ibrahim Rugova e kanë penguar shumë[13], por që shprehnin servilizëm ndaj tyre s’ka dyshim, pasi sikur i lidhte e njëjta nëntokë[14], ata e dinin se “urdhër arresti?!”, kundër Isa Mustafës nuk ishte bërë ndërkombëtar, por askënd nga ajo maja e ajsbergut në LDK dhe LPK, nuk i ka preokupuar ky argument, kjo dashamirësi e Serbisë, por të gjithë, të gjithë, tok’ kanë vrapuar pas tij?!
Më 12 mars 1993, Isa Mustafa, në cilësinë e Ministrit për Ekonomi dhe Financa, nis zyrtarisht ofensivën e tij publike kundër LDK-së. Me këtë rast ai shkarkoi kryetarin e Fondit të Trepërqindëshit ing. Nazmi Peci[15], e pastaj edhe kryesinë udhëheqëse të Fondit[16]. Po gjatë atij viti, vetëm në Gjermani dhe Zvicër, janë ndërruar mbi 2600 aktivist të nivelit qendror dhe atij lokal, duke i marrë pastaj vet Isa Mustafa, të gjitha kompetencat nën kontroll[17].
Edhe pse patën ndodhur afera të shumta që ndikuan drejtpërdrejt në pagesën e Trepërqindëshit[18], Isa Mustafës aq i bënte punë, e rëndësishme ishte që misioni i tij po realizohej, (fatkeqësisht edhe me oportunizmin e brendshëm në LDK, e cila që nga atëherë ka sakrifikuar intelektualët e vet)[19]. Ky shkarkim bëhej, në përputhje me interesat e MISIONIT që ishin veprime sektare, me pasoja, të dëmshme dhe qe besa edhe antikombëtare. Kjo qeveri gjysmake, vazhdimisht ka vepruar me gjysma e gjysmak, se mbase edhe lirinë e kemi si të përgjysmuar, dhe për paradoksin tonë, pretendojmë (pas dy vitesh) edhe presidentin ta bëjmë ashtu gjysmë të paralizuar, andaj “MOSMARRËVESHJA”, Kurti & Mustafa, është pjesë e mentalitetit, pjesë e veprimit komunist të Isa Mustafës, pasi atij vonesat asnjëherë nuk iu bënë vonë, andaj për vonesat s’kemi pse të flasim se edhe ashtu me vonesë jemi bërë shtet, kurse zvarritjet janë duket se është logjikë e doktrinë e LKJ-së, sipas parimit ngreh e mos këput, të cilën në kohë moderne na i kanë imponuar përmes Kolegjit RIINVEST, shkollarët e njohur me nofkën “Brezin e Republikës”.
Ai vendim i papritur nga Ministri për Ekonomi dhe Financa, mr. Isa Mustafa, do ta detyrojë edhe Degën e LDK-së në Zvicër që ta mbajë një mbledhje urgjente, më 15 mars 1993, në të cilën vendimi i ministrit do të konsiderohet i papranueshëm, i nxituar dhe tepër arbitrar, kurse mr. Shaip Latifi, kryetar i Degës së LDK-së, mendonte se “ky akt është grusht i madh kundër Degës së LDK-së në Zvicër”[20], ndërsa Hajdar Sadrija është shprehur se “besimi i tepruar na ka kushtuar shumë, kurse vendimin e mr. Isa Mustafës e konsideronte si një fushatë të tmerrshme kundër LDK-së”[21], megjithatë, në atë mbledhje u mor qëndrim që paraprakisht të konsultoheshin me Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, për hapat e mëtutjeshëm[22].
Pavarësisht vendimeve dhe qëndrimeve që merreshin në Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, Komisionet e 3%, filluan të mbanin tubime të veçanta, duke u bërë njëfarë lloj opozite ndaj LDK-së, edhe pse LDK-ja në çdo tubim, pikë të dytë të rendit të ditës kishte realizimin e objektivave në përmbushjen e trepërqindëshit (3%), si obligim qytetar ndaj Qeverisë së Kosovës[23]. Me një fjalë, Qeveria e Republikës së Kosovës në ekzil, e udhëhequr nga dr. Bujar Bukoshi dhe mr. Isa Mustafa, kanë zhvilluar një luftë të pa principe kundër dr. Ibrahim Rugovës në veçanti, dhe kundër LDK-së në përgjithësi.
Tashmë raportet në mes strukturave të LKJ-së të sistemuara në Qeverinë Bukoshi dhe atyre udhëheqëse në LDK, ishin ashpërsuar tej mase, po në vjeshtën e vitit 1993, viktimë e këtyre fërkimeve do të bëhet mr. Shaip Latifi, themeluesi dhe kryetari i parë i Degës së LDK-së në Zvicër[24], të cilin LDK-ja e sakrifikoi për hesapet e Bujar Bukoshit dhe të Isa Mustafës. Mr. Shaip Latifin, presioni nga Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë e detyroi të mos kandidojë në Kuvendin e Dytë zgjedhor i cili është mbajtur në Bürglen (kantoni Thurgau), më 25 shtator 1993. Vetëm falë zgjuarsisë së profesor Fehmi Aganit, misioni shkatërrues e kriminal kundër LDK-së, që bënte Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi nuk u realizua, pasi në atë kuvend nuk arritën ta imponojnë njeriun e tyre i cili asaj radhe i mori vetëm 7 vota. Ky person – i njohur si xhamall, (pas vitit 2015), u dëshmua në Prishtinë se në atë kohë paska qenë mashë në duart e Isa Mustafës.
Një vit më vonë, (1994), edhe pse Isa Mustafa ishte azilant në Gjermani, edhe pse kishte të lëshuar një urdhër arresti nga Serbia, edhe pse realizonte të ardhura minimale, (të paktën kështu thuhej), Ai do të themeloi në Prishtinë Institutin RIINVEST, i cili kishte për detyrë të përgatiste kuadër për sistemin (serb) në Kosovë. Në anën tjetër pikërisht në vitin 1994, Serbia arriti që sistemin arsimor nga niveli më i ulët deri në atë universitar, ta përjashtojë nga objektet publike, ta përjashtoj nga sistemi i pagesave, duke krijuar një kos të vërtetë, e në anën tjetër, një kuadër i LKJ-së që kishte kërkuar azil politik në Gjermani, dhe kundër të të cilit ishte i lëshuar nga Serbia edhe një urdhër arresti, arriti të hap Institutin RIINVEST, atëherë për hesape të Serbisë, por gazetat dhe shtypi shqip në Kosovë, (që kontrollohej nga Serbia), i patën dhënë rëndësi, që fatkeqësisht, as pas luftës ky rast asnjëherë nuk është hetuar, përkundrazi ky institut u ngjit në nivelin e Kolegjit, dhe për ta rehabilituar tamam si duhej, “është dekoruar nga Presidenti Rugova më 2005, me Medaljen e Artë te Pavarësisë”[25]. Se në çfarë rrethanash paska ndodhur ky dekorim nga Presidenti Rugova, do të duhej një hetim, ose një hulumtim i gazetarisë që nuk e kemi, por në mënyrë hiperbolike më duket se e ka dëshmuar misioni i Isa Mustafës, kur e pushtoi nga brenda Kalanë e LDK-së.
Marrëdhëniet e Isa Mustafës dhe të Bujar Bukoshit, qoftë me LDK-në dhe me disa krerë të LPK-së, duhet të shihen edhe në raport të marrëdhënieve të Isa Mustafës dhe Bujar Bukoshit me strukturat e sistemit serb në Beograd dhe me vasalët e tyre në mediat e Prishtinës, por e tashmja kaq e ngatërruar në të cilën të gjitha pushtetet e pasluftës arritën ta prodhojnë një shtet jofunksional, le për të dyshuar se kudo dhe kurdo nëpër strukturat e Partive Politike, si rrjetë merimange ka qenë i shtrirë ndikimi i pushtetit serb.
Kjo gjë që po flasim është temë obsesive, dhe për shumë kë fare e panjohur, se si ka arritur Bujar Bukoshi të shtrijë ndikimin të themi “absolut” mbi LDK-në dhe ti kontrollojë edhe krerët e LPK-së?! Por si duket kjo është arritur duke administruar mjete të pakufizuara materiale. Sigurisht duke pasur një inat të madh kundër Ibrahim Rugovës, jo vetëm Bujar Bukoshi, por edhe Isa Mustafa, kanë qenë më të gatshëm të bëjnë aleanca jo vetëm me Xhavit Halitin dhe Ibrahim Kelmendin, (si dy nga kokat e shqiponjës(?) në hierarkinë e LPK-së), por hulumtimet do të shpijnë në informacione shqetësuese për aventurat e këtyre dhe të atyre, edhe për të tashmen e ngatërruar dhe për kushtet e tanishme të një bashkëpunimi me VV-në që e kushtëzon Isa Mustafa dhe klientela e tij, e sistemuar në LDK.
Ndikimi i fuqishëm i Ibrahim Rugovës, që kishte gjatë viteve të nëntëdhjeta, i paska shkaktuar mjekut nervozë, duke e shtyrë atë për t’u zhytur në aventura të rrezikshme edhe për kohën. Si duket Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës, edhe vet sigurimi serb ua ka njohur inatet. Ndoshta me ndërmjetësimin e Baton Haxhiut(?), për të cilin flitet shumë, thuhet se në ato vite paskan drekuar në shtëpinë e profesorit serb Zoran Konstantinoviç, (profesor universitar në qytetin Insbruck të Austrisë), ku do të njihen me politikanin serb Zoran Gjingjiq[26] (Zoran Đinđić), i cili me sa duket do t’i mbetet mik Bujar Bukoshit deri në vrasjen e tij[27].
Asnjëherë dr. Bujar Bukoshi nuk i ka shpjeguar lidhjet e tija me politikanin serb Zoran Gjingjiq, pastaj lidhjet e tija me intelektualin serb Zoran Konstantinoviç, siç thamë profesor në Universitetin e Insbruckit në Austri, te i cili flitet se bashkë me Baton Haxhiun janë takuar edhe me Zoran Gjingjiqin, dhe për këtë gjë na e mbush mendjen sidomos deklarata e Bujar Bukoshit dhënë në RTK me rastin e vrasjes së Gjingjiqit, ku shprehej i tronditur se “Më nuk ka bisedime me Serbinë”, duke qitur në pah lidhjet e fshehura që ky ka pasur mundësi t’i ketë pasur me Serbinë në kohën kur amerikanët e kontrollonin Kosovën. Me sa duket, vetëm atentati mbi Zoran Gjingjiqin e ka këndellur Bujar Bukoshin, i cili para kamerave të RTK-së pat deklaruar “Tash nuk ka më bisedime me Serbinë”, që nënkuptonte për mundësinë që paskan ëndërruar, Bujar Bukoshi e bashkë me te edhe Isa Mustafa, për të biseduar me Serbinë, jo si bisedimet e tanishme, por për biseda në kohë të pista që kalonte Kosova[28], atëherë kur Isa Mustafës i shkoi mendja të themeloj Institutin RIINVEST, të cilin një përkthim serb e bënë NOVI-INVEST, kurse hulumtimet për gjenezën e këtij emërtimi na çoroditin krejt fare.
Edhe pse strukturat udhëheqëse të LDK-së e kanë ditur se strumbullari i këtyre pështirosjeve janë Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, pas luftës, që të dy janë rehabilituar dhe janë avancuar, i pari përmes Hashim Thaçit deri zëvendëskryeministër[29], dhe i dyti në strukturat e brendshme në LDK, e nga aty kryetar i Prishtinës, kryetar i LDK-së pa qenë anëtar i saj[30], kryeministër i Kosovës, dhe natyrisht, pse jo edhe nesër President i Kosovës. Paradoksi i gjithë këtij mishmashi do të kuptohet kur Isa Mustafa do ta falënderoj me thikë pas shpine shokun e tij dr. Fatmir Sejdiun[31], i cili edhe pse e ka njohur mirë, madje duke shkelur të gjitha rregullat e brendshme partiake për avancim, ia ka krijuar kushtet Isa Mustafës për të vepruar me duar në xhepa, për ta shkatërruar jo vetëm LDK-në, por për ta zbehur partneritetin shembullor që kishte dikur LDK-ja me SHBA-të dhe vendet e BE-së[32].
Kjo fushatë kundër LDK-së, gjatë viteve të nëntëdhjetave, veçmas gjatë viteve 1993-1997, është sfidua me sukses falë, Hajdar Sadrisë, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër dhe përkushtimisht edhe të Hafiz Gagicës, i cili ishte kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani dhe Kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë, të cilët ndërtuan një raport hierarkie në mes Degëve të LDK-së në Diasporë dhe Kryesisë Qendrore në Prishtinë, që nuk do të përsëritet më kurrë.
Ky raport aq mirë u ndërtua edhe në saje të vullnetit që kishte Kryesia Qendrore në Prishtinë, e cila si asnjëherë tjetër respektonte Diasporën, dhe sillej në mënyrë korrekte ka thënë Hajdar Sadrija duke u shprehur se: “Dr. Rexhep Gjergji, në kohën sa ishte sekretar për marrëdhënie me Degët jashtë, si askush tjetër, e ka kryer mirë dhe me sukses misionin e tij. Dr. Rexhep Gjergji, e ka funksionalizuar si duhet relacionin “Qendër – Degë”, dhe me këtë ka qenë shembull i një koordinatori partiak shumë i suksesshëm. Me këtë, dua të them, shton Hajdar Sadrija, se nuk ka ndodhur t’ia nisnim një letër a të kërkonim ndihmën e tij pa marrë përgjigje pozitive në afatin rekord për ato rrethana. Ishte dr. Rexhep Gjergji, njëri nga hartuesit e kërkesave për peticione dhe njëri nga ata që i shkruante edhe referatet për ne”, thotë H. Sadrija dhe shton: “Kur i lexoja para protestuesve, vazhdimisht kam pasur frikë, nëse me besnikëri i kam përcjellë mesazhet e tij, para mijëra e mijëra bashkatdhetarëve, por këtë e di Zoti, se zëri i Tij si i askujt tjetër, ka qenë përçuesi më i mirë i vizionit politik që mbante LDK-ja dhe Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova”[33].
Nga kjo që thamë, më duket se një lloj fobie kundër profesor dr. Rexhep Gjergjit, që paskan edhe i ashtuquajturi “Brezi i Republikës?!”, po sidomos shantazhet që i bëhen nga strukturat e LDK-së, thelbi i inatit dhe i mllefit lidhet me atë periudhë. D.m.th. “komunistët vonojnë, por as nuk falin dhe as nuk harrojnë”, andaj pozita në vendin e 80-të edhe në listën zgjedhore të sivjetme, si duket e ka hakmarrjen për të kaluarën e art të profesorit i cili në vitet e nëntëdhjeta ishe figura më kooperuese dhe më bashkëpunuese në raport Qendër-Degë[34], d.m.th. brenda dhe jashtë vendit, kurse dokrrat se e paskan pozicionuar afër numrit të dikurshëm fitues, sigurisht do t’i shtjellojmë në njërin nga vazhdimet e radhës.
Shikuar nga ky prizëm, ardhja e Hajdar Sadrisë, në krye të Degës së LDK-së ishte edhe fat për LDK-së në Prishtinë. Gjatë mandatit të tij, Hajdar Sadrija, krijo raporte të shkëlqyeshme me Kryesinë Qendrore në Prishtinë, pastaj strukturojë Degën me nivele Evropiane, ishte kryetari që kishte takime dhe lidhje me nivele të larta shtetërore që arriti Kosovës t’ia hapi dyert e parlamentit të Zvicrës, për takime të nivelit të lartë. Ai gjatë atyre viteve komunikoi me personalitetet më të famshme të asaj kohe që i kishte Zvicra, prej tyre pesë ishin ose u bënë më vonë President të Zvicrës, dhe me dhjetëra personalitete të tjera me ndikim të këtij vendi[35]. Prandaj, Isa Mustafën dhe Bujar Bukoshin, bashkë me mekanizmat qeverisës patën zhvilluar një fushatë të ashpër kundër tij dhe përgjithësisht kundër Degës së LDK-së në Zvicër. Kështu më 14 dhjetor 1997, në Kuvendin e Tretë Zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër, arritën për ta zgjedhur njeriun e tyre, Gani Sylën, i cili ishte strukturë e marksist-leninistëve brenda LDK-së dhe iu bëri dëme të mëdha të gjitha proceseve ku ai është involvuar.
Këto konfrontime të brendshme në LDK, tashmë shtoheshin dhe zgjeroheshin. Fitorja e Gani Sylës, në Degën e LDK-së në Zvicër, iu dha edhe më shumë hov përçarjeve të mëdha të cilat tashmë u bartën edhe brenda strukturave të formacioneve ushtarake, përçarje ishin krijuar edhe brenda Oficerëve të Lartë të karrierës, por të gjitha këto përçarje emëruesin e përbashkët e kanë Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafën, të cilët nuk duhet ti amnistojë Gjykata Speciale në Hagë. Ata janë dëshmitarët më të saktë të atyre ndodhive, atyre përçarjeve disa prej të cilat kanë përfunduar edhe me vrasje.
Por, kulmi i fushatës kundër LDK-së, u manifestua në Kuvendin e Tretë Zgjedhor të LDK-së, i cili në rrethana të tensionuara, është mbajtur në Prishtinë, më 25 shkurt 1998[36]. Zhvillimet e atij kuvendi karakterizoheshin me paralizimin dhe përjashtimin e LDK-së karshi të gjitha zhvillimeve politike e ushtarake që ndodhnin në Kosovë. Ndërsa vendin e kishte përfshirë lufta, dikush digjej në flakë, të tjerë vriteshin në front, prandaj për pasojat e atyre përçarjeve, si dhe për shumë vrasje, likuidime, dhe linçime brenda sojit, do të duhej bashkë me KOMANDANTËT e ftuar në Gjykatën Speciale në Hagë, të ftohej edhe njëri nga sponsorizuesit e përçarjeve, Isa Mustafa, i cili edhe pse me shëndetin e rrënuar, shpreson se pas dy vjetësh do të bëhet edhe President i Kosovës!…
St. Gallen, 15 dhjetor 2019.
Publikuar në profilin e autorit në Facebook: https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/me-shkas-presidenti-i-kosov%C3%ABs-isa-mustafa-6/10158039985562386/
[1] Una Hajdari: “Ngritja e Isa Mustafës në Kosovë”, nga portali “Reporter.al”, 20 dhjetor 2014; https://www.reporter.al/ngritja-e-isa-mustafes-ne-kosove/ [2] Bilall Sherifi: “Ngritja dhe rënia e Isa Mustafës”, KOHA.net, 27 Dhjetor 2015; https://archive.koha.net//index.php?category=index&id=31&o=1047 [3] “Si u bë akademik Isa Mustafa,…?”, Gazeta Blic, 19 Janar 2017; https://gazetablic.com/si-u-bene-akademike-isa-mustafa-arsim-bajrami-e-kujtim-shala/ [4] “Isa Mustafa dëshiron të bëhet president i Kosovës”, (VIDEO), “klankosova.tv”, 17 Tetor 2019; https://klankosova.tv/isa-mustafa-deshiron-te-behet-president-i-kosoves-video/ [5] 25 VJET NGA ZGJEDHJET E PARA PARLAMENTARE E PRESIDENCIALE NË KOSOVË, Televizioni, “Klan Kosova”, 24 Maj 2017; https://klankosova.tv/25-vjet-nga-zgjedhjet-e-para-parlamentare-e-presidenciale-ne-kosove/ [6] Po aty, 25 vjet nga zgjedhjet e para parlamentare e presidenciale në Kosovë, “Klan Kosova”, 24 Maj 2017; https://klankosova.tv/25-vjet-nga-zgjedhjet-e-para-parlamentare-e-presidenciale-ne-kosove/ [7] Bahri Cani: “Kush ishte Sllobodan Millosheviqi?”, DW, 11.03.2006, https://www.dw.com/sq/kush-ishte-sllobodan-millosheviqi/a-2585733 [8] “ISA MUSTAFA, NË VITIN ’81 SHTYPTE PROTESTËN SOT E LAVDËRON ATË”, Malisheva Press, 11 Mars 11, 2016; https://malishevapress.com/isa-mustafa-ne-vitin-81-shtypte-protesten-sot-e-lavderon-ate/
[9] Wikipedia, Eng. Political career; https://en.wikipedia.org/wiki/Isa_Mustafa#cite_note-primarybio-2
During this time, an arrest warrant for Mustafa was issued within Yugoslavia – which did not become international, making it possible for him to work in Western Europe. Mustafa did not apply for any political asylum, and was able to return to Kosovo anytime if needed. (Gjatë kësaj kohe, një urdhër arresti për Mustafën u lëshua brenda Jugosllavisë – e cila nuk u bë ndërkombëtare, duke bërë të mundur që ai të punojë në Evropën Perëndimore. Mustafa nuk aplikoi për azil politik dhe ishte në gjendje të kthehej në Kosovë në çdo kohë nëse ishte e nevojshme).
[12] “Ibrahim Kelmendi, Xhavit Halitit: Fiks 8.8 milionë marka i ke marrë”, Gazeta Metro, 17/04/2018; https://gazetametro.net/ibrahim-kelmendi-xhavit-halitit-fiks-8-8-milione-marka-i-ke-marre/
[13] Lis Bukuroca: “Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Kelmendi”, Fjala e lirë, 25 Mars 2019, https://fjala.info/ibrahim-rugova-dhe-ibrahim-kelmendi/ [14] Sinan Kastrati: “Ruajna Zot prej bandave të LPK-së, hajnave e vrasësve të PDK-së e kriminelëve të SHIK-ut!”, Gazeta BOTA PRESS – 28/01/2016; http://www.botapress.info/sinan-kastrati-ruajna-zot-prej-bandave-te-lpk-se-hajnave-e-vrasesve-te-pdk-se-e-krimineleve-te-shik-ut/ [15] Po ju njoftoj se, në harmoni me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi themelimin e Këshillave për grumbullimin e mjeteve financiare për Republikën e Kosovës, me datën 12.03.1993, kam pru aktvendimin mbi shkarkimin e z. Nazmi Peci nga detyra e kryetarit të Këshillit Qendror për Zvicër si dhe anëtarit të Këshillit Qendror. Në bazë të marrëveshjeve në Qeveri, me punën e Këshillit Qendror si dhe të këshillave në terren do të udhëheqë drejtpërsëdrejti Ministri i Ekonomisë dhe i Financave i Republikës së Kosovës. / Ministri i Ekonomisë dhe Financave, mr. Isa Mustafa. [16] Mr. Shaip Latifi: „MONOGRAFIA E DEGËS SË LDK-së NË ZVICËR”, Zvicër 2008, faqe 193 – 194. [17] Mr. Shaip Latifi: „MONOGRAFIA E DEGËS SË LDK-së NË ZVICËR”, Zvicër 2008, f. 193 – 194. (Njoftimi 02 Nr.-No 3/3-93, i nënshkruar nga Ministri Isa Mustafa), ku thuhet: “me punën e Këshillit Qendror si dhe të këshillave në terren do të udhëheqë drejtpërsëdrejti Ministri i Ekonomisë dhe Financave i Republikës së Kosovës” [18] S’ka dyshim dëmet ishin kolosale, tashmë hutimi tek veprimtarët e LDK-së dhe bashkatdhetarët ishte i madh, ndërsa kryeneçësia antidemokratike e qeverisë e bënte gjendjen edhe më inerte. Kjo atmosferë konfliktuoze është mbajtur për një kohë të gjatë. Në kontekst të këtyre zhvillimeve, më 13 qershor të vitit 1993, në Zofingen, është mbajtur mbledhja e Komisionit qendror për realizimin e trepërqindëshit, si dhe të të gjithë bartësve të këtij aksioni në nivel të Zvicrës, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 400 aktivistë, ku haptas është shprehur habia dhe mllefi ndaj këtij vendimi. Mr. Shaip Latifi: „MONOGRAFIA E DEGËS SË LDK-së NË ZVICËR”, Zvicër 2008, faqe 216 – 217. (Shih: Letrën e “Komisionit qendror për realizimin e trepërqindëshit”, drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, që mban datën: 13 qershor 1993). [19] Sh. Dibrani: “PSE PO VEPROJMË KËSHTU”, gazeta “RILINDJA”, Zvicër, 20 mars 1993. ( Me sa di, kundër veprimit teknokrat të Isa Mustafës për shkarkimin e Nazmi Pecit, ka qenë vetëm ky reagim imi i cili për fat të mirë është botuar një javë më vonë ne Gazetën “Rilindja”. [20] Po aty, faqe 194. [21] Po aty, faqe 195.– Krahaso: Sh. Dibrani: “11 MINUTA PARA ORËS ‘00”, Prishtinë 2011, faqe 60 – 62.
[22] LDK-Dega Zvicër, Ref – Nr. 353/97, Letër “Presidentit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, Kryesisë së LDK-së, Këshillit të përgjithshëm të LDK-së”; Bernë, 5 nëntor 1997. [23] Shefqet Dibrani: “SFIDË PËR DEMOKRACINË 1”, Prishtinë 2014, faqe 220 [24] Shefqet Dibrani: “SFIDË PËR DEMOKRACINË 1”, Prishtinë 2014, faqe 6-7 [25] Muhamet Mustafa: Debat me Shefqet Dibranin, shih librin e autorit “DEMOKRACIA E KONTESTUAR 2”, St. Gallen 2018, faqe 18 – 22. [26] Zoran Đinđić, (1952-2003), politikan serb vrarë në një atentat të kurdisur në Beograd, më 13 mars 2003. [27] Shefqet Dibrani; “11 MINUTA PARA ORËS ’00, ose mirazhi i suksesit të LDK-së”, Prishtinë 2010, faqe 85. [28] Po aty, Sh. Dibrani; “11 MINUTA PARA ORËS ’00,…”, Prishtinë 2010, faqe 292. [29] “Përbërja e kabinetit të ri qeveritar të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi”, Webseiti i Kryeministrisë, 22.02.2011; https://kryeministri-ks.net/perberja-e-kabinetit-te-ri-qeveritar-te-republikes-se-kosoves-te-drejtuar-nga-kryeministri-hashim-thaci/ [30] Wikipedia, Enciklopedia e lirë: Isa Mustafa, https://sq.wikipedia.org/wiki/Isa_Mustafa [31] Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa më ka “goditur pas shpine”, INA, 20/11/2019, https://ina-online.net/fatmir-sejdiu-isa-mustafa-me-ka-goditur-pas-shpine/ [32] Po aty, Sh. Dibrani; “11 MINUTA PARA ORËS ’00, ose mirazhi i suksesit të LDK-së”, Prishtinë 2010, faqe 292. [33] Sh. Dibrani: “SFIDË PËR DEMOKRACINË 2”, Prishtinë 2014, faqe 6 [34] Raport i Hajdar Sadrisë, për aktivitetin e Degës së LDK-së në Zvicër, për vitin 1996. Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Rexhep Gjergji, sekretar për degët jashtë Prishtinë. (Shih librin Sh. Dibrani: “SFIDË PËR DEMOKRACINË 2”, Prishtinë 2014, faqe 80). [35] Sh. Dibrani: “SFIDË PËR DEMOKRACINË 1-2, (Hajdar Sadrija, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër 1993 – 1997”, Prishtinë 2014. (Albumi i fotografive, faqe 454-455). [36] Autori i këtij shkrimi, i ka parë nga afër ato zhvillime, pasi ishte pjesë e atij Kuvendi në cilësinë e delegatit nga Dega e LDK-së në Zvicër.