Komuniteti shqiptaro - amerikan bashkohet për ta mbështetur rikandidimin e kongresistit Eliot Engel për vitin 2020

Komuniteti shqiptaro – amerikan bashkohet për ta mbështetur rikandidimin e kongresistit Engel për vitin 2020

Dhjetëra shqiptaro-amerikanë u mblodhën mbrëmë në Bronx, për të mbështetur rikandidimin e kongresistit Eliot Engel për vitin 2020. Ai është shquar si miku më i madh i interesave shqiptare në Kongresin Amerikan. Vitin që vjen Engel përballet me një nga sfidat më të vështira për t’u rizgjedhur në 30 vjetët e punës së tij në Kongres. Komuniteti shqiptaro – amerikan do të ofrojë mbështetje për Engelin edhe në këtë betejë të re të tij. Pjesëmarrja e gjerë në këtë takim dëshmoi një reagim të fortë dhe bujar nga shqiptarët e Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …