Avdullah Hoti

Hoti: Procesi i Berlinit i mundëson Kosovës të ketë përfaqësim të barabartë në samite si çdo vend tjetër

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, mendon se Procesi i Berlinit është mundësi për Kosovën dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, Procesi i Berlinit për herë të parë i uli liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku duke i trajtuar të barabartë dhe kjo krijoi një dinamikë të re në bashkëpunimin rajonal, me të vetmin qëllim që këto vende të përgatiten për t’u anëtarësuar në Bashkimit Evropian. Hoti shton se ky proces po i mundëson Kosovës të ketë përfaqësim të barabartë në samite, si dhe pjesëmarrje në projekte si çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, deputeti i rizgjedhur i LDK-së flet edhe për sfidat e Kosovës gjatë këtij procesi, duke i ndarë si sfida të brendshme, sfida të bashkëpunimit rajonal dhe sfida për shkak të dinamikave të brendshme të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …