Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli gjatë ditës së sotme pritet të takohet me Papa Françeskun. Këtë e ka bërë të ditur MPJ përmes një njoftimi për medie. Sipas kësaj ministrie, Pacolli gjatë ditës së sotme do të pritet në audience private nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Ai pritet të informojë Atin e Shenjtë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe feve të ndryshme.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …