BASHKËPUNIMI I ARDHSHËM NË MES TË AKK-së DHE LANDIT STEIERMARK NË AUSTRI

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës vendos që të pezullojnë grevën

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës  njëzëri kanë vendosur që të pezullojnë grevën deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e pagave. “Gjithashtu anëtarët e Këshillit Drejtues morën vendim që të ndërmarrin të gjitha hapat ligjor në pajtim me legjislacionin pozitiv të vendit si dhe duke i konsultuar edhe instancat vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të përshpejtimit të vendimit brenda afatit ligjor kushtetues të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave”, është bërë me dije në njoftim. Këshilli Drejtues i FSSHK-së ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë punëtorëve shëndetësorë pa dallim, që të kenë unitet të plotë (t’u shmangen manipulimeve politike) gjatë këtij procesi. “Ne mbrojmë parimin institucional të vendimeve dhe se FSSHK-ja në asnjë rrethanë nuk interferon në Gjykatën Kushtetuese të vendit apo të vendimeve të saj, por fuqishëm besojmë se duke i parë rrethanat e krijuara do të merr vendim në favor të punësuarve të pakënaqur respektivisht punëtorëve shëndetësorë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …