Deçani është në fazën e implementimit të Projektit nëpërmjet zyrave mobile, për ofrimin e shërbimeve juridike falas

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me mbështetje të Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, është në fazën e implementimit të Projektit nëpërmjet zyrave mobile, për ofrimin e shërbimeve juridike falas, për të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit. Tash e sa kohë kjo zyrë ka qenë e hapur në objektin e komunës së Deçanit, ku për qytetarët në konsultime të përbashkëta njëkoheshit për të ju ofruar ndihmë kanë kontaktuar me Pranverë Zeqiraj-JURISTE, e cila duke ju ofruar mbrojtje të rasteve të ndryshme, konsultime falas, shënim të ankesave dhe kërkesave, ka qenë në shërbim të qytetarëve dy ditë në javë ditën e Enjte dhe të Premte në Deçan nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Pranverë Zeqiraj, do të vazhdoi të jet prezent edhe më tutje në Deçan, por me një lokacion të ri, tashmë mund ta gjeni në objektin e Gjykatës Komunale në Deçan në Rrugën ,,Jashar Salihu’’ Nr.01, ose mund ta kontaktoni në këtë numër telefoni: +383 45 502 860, 039 423 698 ose përmes imelit : [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …