Komuna e Vitisë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit për të krijuar një bashkëpunim të ndërsjellët për arritjen e objektivave në të mirën e përgjithshme përmes bashkëpunimit në fushën e Arsimit dhe organizimin e Garave Kombëtare dhe Komunale në fushën e Arsimit, komuna e Vitisë ka nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës. Kryetari i komunës Sokol Haliti shprehu gatishmërinë për mbështetje të këtij aktiviteti dhe u zotua se do të jetë gjithnjë i gatshëm për bashkëpunim në realizimin e projekteve që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim. Nënshkrimin e këtij memorandumi e bënë kryetari Haliti dhe kryetari i Asociacionit për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional Shkelzim Murtezi. Objektivi i kësaj marrëveshje është të sigurohet bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet dy palëve për realizimin e projekteve në fushën e Arsimit, si dhe për Organizimin e Garave Komunale dhe Kombëtare në te gjitha fushat e Arsimit si: Biologji, Kimi, Fizikë, Matematike, Muzike, Art, Informatike, Gjeografi, Histori, Gjeologji dhe çdo fushë tjetër. Palët zotohen të bashkëpunojnë ngushtë dhe në mënyre konstruktive për të ndërmarrë çdo veprim të ndërsjellë që kontribuon për realizimin e projekteve në përmirësimin e Arsimit dhe për Organizimin e Garave Komunale në të gjitha fushat e Arsimit dhe do te nxjerrin akte dhe vendime përcjellëse qe kontribuojnë për realizimin e këtij Projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …