Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj, me bashkëpunëtorë të këtij dikasteri, në kuadër te vizitave tek fermerët e Komunës së Deçanit, kanë vizituar Fidanishten “Dinamanti” me pronar, fermerin Imer Nitaj nga Dranoci i Deçanit. Imeri është një nga fermerët me të vyeshëm në komunën e Deçanit. Ai çdo vit mbjellë dhe kultivon mbi 50.000 fidane të llojeve të ndryshme, ku përpos plotësimit të nevojave të tregut vendor, pjesën tjetër i eksporton. Uroj që në komunën tonë të kemi sa më shumë fidanishte e sa më shumë fermer të përkushtuar si Imeri tha drejtori Stojkaj gjatê kësaj vizite, duke shtuar se puna dhe përpjekjet tona për një Deçan me bujqësi të zhvilluar nuk do të ndalen!