Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se është mirë që sa më shpejtë të krijohen institucionet e vendit, dhe për ketë ai tha se barra bie mbi fituesin e zgjedhjeve. Pas mbledhjes së qeverisë, ai ka theksuar se vonesa në krijimin e institucioneve është minus për fituesin e zgjedhjeve. “Është mire sa më shpejtë të krijohen institucionet e vendit, barra bie mbi fituesin e zgjedhjeve. Vonesa në krijimin e institucioneve nga fituesit është menjëherë minus për ta. Ata që kanë premtuar se do ta ndalojnë zhvatjen e shtetit kanë mundur me qenë sot ne qeveri”, tha Haradinaj. Ai ka potencuar se nuk ka opinion se çka duhet të ndodhë rreth LDK-së dhe Vetëvendosje porse e kanë marrë përgjegjësinë t’i ndërtojnë institucionet.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …