Mbahet punëtori mbi Implementimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në komunën e Rahovecit

Në organizim të Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, është mbajtur punëtori mbi Implementimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në komunën e Rahovecit, pjesë e punëtorisë ishin zyrtarë të komunës së Rahovecit, zyrtar të OSBE-së si dhe përfaqësues të minoriteteve. Orce Bonev, Zyrtar për të Drejtat e Njeriut, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në fjalën hyrëse të kësaj punëtorie është shprehur se komuna e Rahovecit ka treguar avantazh të dukshëm, por edhe jashtëzakonisht të madh në drejtimin e zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe në Planit të Veprimit të komuniteteve RAE dhe të serbëve. Bonev në vazhdim shprehu kënaqësi që është në mesin e të pranishmëve për të diskutuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve në komunën e Rahovecit. Ndërkaq, Andres Garcia Gomes, poashtu Zyrtar për të Drejtat e Njeriut, Misioni i OSBE-së, ka prezantuar kornizën Ligjore në lidhje me përdorimin e gjuhëve, duke iu referuar kryesisht përkthimeve në ueb faqen e komunës, dhe në vazhdim thotë se kjo kornizë ka dy fusha veprimi, atë ligjore dhe specifika për komunën e Rahovecit. Ai tutje thotë se kjo legjislaturë është e rrafshit ndërkombëtar dhe atë lokal dhe ka 22 trakte të cilët janë të zbatueshme edhe në Kosovë dhe janë kryesisht në përdorimin e gjuhëve, me çka avancohen të drejtat e komuniteteve tjera. Kurse Ymret Reshiti, shef i Zyrës së Personelit në komunën e Rahovecit, ka thënë se i janë përkushtuar gjithmonë zbatimit të përdorimit të gjuhëve zyrtare, ku seancat e Kuvendit komunal po përkthehen edhe në gjuhën serbe, dhe pajtohem me konstatimin se nuk mjafton vetëm një përkthyes, duke shtuar se do të shqyrtohet mundësia në të ardhmen që këtij resori t’i shtohet edhe një person. Senad Mullaavda, zyrtar përkthyes Shqip-Sërbisht në komunën e Rahovecit, e vlerësoi si pozitive mbajtjen e punëtorisë, dhe theksoi se për përkthimin e të gjitha dokumenteve zyrtare duhet të jetë edhe një zyrtar (përkthyes) shtesë, pasi që vërtet ka nevojë, sepse ka dokumente që janë voluminoze e që duhet të përkthehen. Lendrit A. Qeli, shef i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim në komunën e Rahovecit, ka thënë se e në zyrën e tij komunikohet në tre gjuhë, ku bashkëpunimi është korrekt dhe i frytshëm. Qeli falënderoi Mullaavdën për angazhimin e tij maksimal si përkthyes, por edhe ky theksoi nevojën edhe të një përkthyesi shtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …